Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka bërë një bilanc paraprak të punës duke e krahasuar situatën me vitin 2013. Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2014, fondi i nxitjes së punësimit arriti në 2.4 milionë lekë, nga rreth 900 mijë që ishte një vit më parë. Nga ana tjetër bëhet e ditur se bizneset që kanë aplikuar deri tani numërohen në 345 nga rreth 68 që llogariteshin një vit më parë. Gjithashtu totali monetar i aplikimeve arriti në 321 milionë lekë ose 50 milionë lekë më shumë se fondi i nxitjes së punësimit. Në vitin 20123 ky fond ishte 90 milionë lekë. Përsa i përket shifrave të punësimit ato arritën në 2900 nga 750 që ishin në vitin 2013. Gjithashtu po gjatë vitit 2014 numri i përfituesve nga praktikat në institucione u llogaritën në 600.
/Shqiptarja.com











