Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Hossein Kermanpour, ka deklaruar se lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka pësuar vetëm plagë sipërfaqësore në fytyrë, kokë dhe këmbë, gjatë sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit, ku u vra i ati i tij, Ali Khamenei dhe anëtarë të tjerë të familjes.

"Udhëheqësi Mojtaba Khamenei pësoi vetëm plagë sipërfaqësore në fytyrë, kokë dhe këmbë, pa amputime ose lëndime të tjera të rënda, pasi u plagos gjatë sulmit izraelito-amerikan më 28 shkurt, i cili vrau babanë e tij, udhëheqësin e atëhershëm Ali Khamenei", ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Hossein Kermanpour, për agjencinë iraniane të lajmeve ILNA.

Duke dhënë detaje mbi incidentin, Kermanpour shtoi se Mojtaba Khamenei u dërgua në spital, së bashku me persona të tjerë të plagosur, rreth orës 13:00 dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ai nuk pësoi lëndime serioze dhe këmbënguli të vazhdonte agjërimin e tij, pasi ishte muaji i Ramazanit, deri në Iftar (koha kur agjërimi prishet në mbrëmje). "Kjo tregon se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Udhëheqësi u largua nga spitali më 1 mars në orën 2:00 të mëngjesit", përfundoi ai.


Lajmi kryesor:

Trump: Marrëveshja me Iranin ose do të jetë e shkëlqyer, ose nuk do të ketë fare! Presidenti iranian: Nuk do t'i nënshtrohemi kërkesave të tepërta të SHBA-së