Bujqësia e nis vitin në rënie! Ekspertët: Duhet bankë shtetërore për fondet dhe kreditë për sektorin

Siguria kombëtare varet edhe nga bujqësia, një tezë kjo e provuar edhe në kohë lufte. Sa më i madh prodhimi vendas aq më pak rriten çmimet, por kur prodhimi ngec, ekspozimi nga tregjet e huaja është i lartë dhe inflacioni rritet.

“Në momentin që ndodhi lufta në Ukrainë ne ju kthyem bujqësisë, grurit, mbështetjes financiare, por kjo nuk bëhet me sustë. Bujqësia do të vazhdojë të mbetet element i rëndësishëm i sigurisë kombëtare, dhe nuk duhet ta lëmë bujqësinë në minus siç po ndodh”, shprehet kreu i Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj.

2025-a e gjen bujqësinë në situatë jo të mirë, me mungesë të fondeve të IPARD, me kreditim anemik nga bankat, vetëm 2.5 miliardë lekë hua u dhanë deri në nëntor të 2024, por edhe me financim të ulët nga buxheti i shtetit.

“Përsa i përket financimit nuk po mbështetet jo sa duhet, por as sa minimumi i nevojshëm që kërkon bujqësia. Është llogaritur që të ketë mbështetje minimale sektori privat dhe të gjithë sektorët e ekonomisë së shpenzimit, kërkohen edhe 90 milionë euro të tjera. Ngriu IPARD, ne duhet t'i kishim rritur ndjeshëm shpenzimet buxhetore për mbështetjen e sektorit”, thotë Rrapaj.

Kreu i Agrobiznesit Agim Rrapaj është skeptik edhe për garancinë sovrane që pritet të miratohet këtë vit në vlerën 2 miliardë lekë, pasi bankat kanë kushte dhe kritere të forta që duhen plotësuar, që fermerët nuk shumicën e rasteve nuk i plotësojnë.

“Bankat tona nuk janë të specializuara në profil bujqësor, por një nga degët e tyre duhet të kishte profil bujqësor-ushqimor, në mënyrë që të disbursohen këto garanci sovrane në favor të bujqësisë”, pohon ai.

Në një situatë të tillë Rrapaj thotë se zgjidhje do të ishte një bankë zhvillimi shtetërore.

“Duke pasur parasysh që bankat nuk po japin mbështetjen që ne presim për sektorin e bujqësisë, qeveria duhet të mendojë për një bankë zhvillimi në mënyrë që të gjitha fondet që vijnë për këtë sektor të përqendrohen në një bankë zhvillimi që të ekuilibrohet bujqësia”, tha Rrapaj.

Pikë e dobët e sektorit mbetet edhe skema e TVSH-së, kur fermerët i blejnë lëndët e para për aktivitetin e tyre me TVSH, kurse produktet që prodhojnë i shesin pa këtë tatim.

“TVSH-ja është nyja gordiane e paketës fiskale, kjo paketë është e padobishme për sektorin e bujqësisë. Një kompani vendase që merret me import dhe eksport, kur vjen puna për të blerë pse ta marrë tek fermeri vendas të cilit nuk i rimbursohet TVSH-ja, ai shkon e blen në import që i rimbursohet TVSH-ja në doganë. Favorizohet importi”, tha eksperti.

Kontributi i bujqësisë në ekonomi në vitin e kaluar ishte negativ, ndërsa totali i buxhetit që pritet të shpenzohet këtë vit për zhvillimin rural dhe për skemat kombëtare për mbështetjen e fermerëve është 7.2 miliardë lekë nga 7 miliardë vjet.

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Kufizimi i qarkullimit të makinave sipas targave/ Athina e bën prej 35 vjetësh, është dhe një nga kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin

Kufizimi i qarkullimit të makinave sipas targave/ Athina e bën prej 35 vjetësh, është dhe një nga kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin