Ministria e Shëndetësisë: Mbi 100 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit! Vijojmë vaksinimin anti-COVID edhe me dozën e tretë për grupet e rrezikuara

Ministria e Shëndetësisë: Mbi 100 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit! Vijojmë vaksinimin anti-COVID edhe me dozën e tretë për grupet e rrezikuara

Foto nga procesi i vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga qendra e re shëndetësore në Selitë, ku ka ndjekur vaksinimin kundër gripit, tha se procesi ka ecur me ritme të mira.

“Unë jam e kënaqur që vetëm në 3 javë ne kemi arritur që të vaksinojmë kundër gripit stinor më shumë se 104 mijë qytetarë. Ne do të vijojmë me vaksinimin kundër gripit sepse të gjitha qendrat shëndetësore janë furnizuar me më shumë se 200 mijë vaksina, të cilat kanë mbërritur tashmë në vend dhe janë shpërndarë kudo në qendra shëndetësore”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në qendrën e re shëndetësore në Selitë, Manastirliu ka ndjekur nga afër edhe procesin e vaksinimit anti-COVID, ku deklaroi se ka filluar tashmë aplikimi me dozat ‘booster’ apo dozat përforcuese të vaksinës.

“Ne kemi filluar tashmë me dozat përforcuese, dozat e treta. Gjithashtu edhe me vaksinimin e fëmijëve të grupmoshës +16 vjeç dhe për fëmijët +12 vjeç, të cilat kanë problematika të sëmundjeve që lidhen me imunitetin. Më shumë se 15 mijë vaksinime doza të treta janë kryer përgjatë këtyre ditëve të para të muajit nëntor”, tha Manastirliu.

Qendra shëndetësore Selitë në periferi të Tiranës, është rindërtuar plotësisht nëpërmjet programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Manastirliu u shpreh se ky program do të vijojë edhe me buxhetin 2022.

Buxheti 2022 për shëndetësinë është 7 miliard lekë. Investimet për vitin 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku me finacimin e partnerëve, arrijnë në vlerën 3 miliardë lekë. Pjesë e këtyre investimeve është edhe vijimi i programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore dhe rehabilitimi i 50 qendrave në të gjithë vendin.

Një prej shtyllave të rëndësishme të buxhetit 2022 është financimi i programit kombëtar të vaksinimit masiv anti-COVID, për të cilin është alokuar shuma prej 2.7 miliard lekë. Programi i vaksinimit anti-COVID po vijon edhe me dozën e tretë. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,963,359 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Mbi 1 milion qytetarë e kanë kryer të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës