Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka penguar një sulm ukrainas me dron në rajonin e Moskës gjatë natës.
Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin njoftoi më parë sulmin, pa dhënë detaje.
“UAV u shkatërrua me anë të mbrojtjes ajrore”, tha ministria në Telegram, duke shtuar se nuk kishte viktima apo dëme.
Përpjekja për sulm vjen disa ditë pasi Ukraina mori përgjegjësinë për një sulm me dron në qendër të Moskës.
Një dron u rrëzua pranë Ministrisë së Mbrojtjes në qendër të kryeqytetit rus të hënën, ndërsa një tjetër goditi një ndërtesë zyre në një lagje jugore.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shpërthime në rajonin rus të Rostovit, 16 të plagosur! Moskës dhe Kievit bëjnë fajtore njëra-tjetrën









