Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka gjatë konferencës për shtyp me ministren për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler ka deklaruar se anëtarësisimi i vendeve të ballkanit në BE duhet të përshpejtohet. Duke e falenderuar për ndihmën që ka dhënë Austria, Xhaçka tha se pandemia na mësoi se askush nuk mund ta kalojë vetëm këtë sfidë.
“Pandemia na mësoi se askush smund ta kalojë këtë sfidë i vetëm. Prandaj ka marrë përsipër koordinimin e shpërndarjes së vaksinave si një tjetër konfirmimim i angazhimit austriak në rajon. Vizita e ministers përkon edhe me një moment të rëndësishë m për ecurinë e integrimit. Austria e kupton mirë rajonin tonë e di dhe e kupton mirë se sa e madhe është nevoja për një qasje strategjike. Anëtarësisimi në Be duhet të përshpejtohet. Shqipëria dha rezultate të prekshme. Vitin e kaluar patëm një bashkëpunim mjaft të mirë në kuadër të kryesisë shqiptare të OSBE. Ky bashkëpunim është tipar kryesor i marrëdhënies tonë shumëpalëshe. Vlerësojmë”, tha Xhaçka.
Në fjalën e saj Xhaçka tha se Shqipëria vijoi angazhimin e saj drejt rrugës së BE-së pavarësisht kushteve të vështira të krijuara nga pandemia e Covid-19.
“Shqipëria po ndjek nga afër diskutimet që po zhvillohen në BE mbi lehtësimin e kufizimeve në lëvizjen drejt vendeve të unionit dhe mbi krijimin e një certifikate turizmi. Në kushtet aktuale qoftë për arsye turizmi apo familjare e pune mobiliteti i njerëzve midis Ballkani perëndimor dhe Bashkimi Europian është shumë i rëndësishëm, ndaj solla në vëmendje nevojës që të lehtësohen sa më shumë pengesat për rajonin tonë që është pjesë e Europës dhe integruar gjithnjë edhe më ngushtë në tregun e brendshme të BE-së si pjesë e përgatitjes për integrim”, tha Xhaçka.
Lajmi kryesor: