Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka zhvilluar në Ankara një takim me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.
Në takim ministrja Krifca i ka shprehur mirënjohjen presidentit Erdogan për programin “Frymë për të Ardhmen, Frymë për Botën”, shembull të cilin e kanë ndjekur mbi 30 shtete.
“Ne iu bashkuam kësaj iniciative me ftesë të Ministrit të Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli, duke konfirmuar angazhimin tonë për të bërë modestisht çfarë është e mundur, në këtë përpjekje të përbashkët, në interes të çdo vendi.”- shkruan Krifca.
Më herët gjatë vizitës së saj në Turqi ministrja e Bujqësisë u takua me homologun e Malit të Zi, Aleksandar Stijović. Në një reagim në lidhje me takimin e zhvilluar, Krifca theksoi se Mali i Zi është një nga fqinjët me të cilët Shqipëria ka ende shumë potencial për të rritur bashkëpunimin ekonomik.