Ministrja e Ekonomisë: Reforma e fiskalizimit mbyllet brenda 2022! Luftojmë informalitetin për pagat, në mars nisim kontrollet në biznese

 

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se reforma e fiskalizimit do të mbyllet brenda këtij viti. Në një konferencë për shtyp, ministrja theksoi se 1 korriku është afati i fundit për bizneset që nuk do të aplikohen gjobat. Ministrja vuri theksin edhe te informaliteti i pagave, ku tha se do të nisë analizimi i pagave të deklaruara nga tatimpaguesit. Ministrja shti se nga muaji mars i këtij viti do të nisin kontrolle nëpër biznese.

"Brenda vitit 2022 presim te mbyllim me sukses të reformës së fiskalizimi. Deri në 1 korrik s'do ketë gjoba dhe ky është afati përfundimtar. Rimbursimi i TVSH, kemi arritur të zerojmë stokun e rimbursimit të TVSH. Synojmë rimbursimin automatik dhe ndryshim të rregullores së rimbursimit ku 80% e bizneseve do e marrin pa iu nënshtruar një kontrolli që ka qenë shkaktar i vonesave dhe pakënaqësive. Kontrollit do t'i ushtrohen vetëm bizneset me risk të lartë. Në vitin 2020 tatimet arritën të rrisnin me 30% deklarimet. Marrë shkas nga ajo që ndodhi me pagat, tatimet kanë filluar të merren masa dhe ka nisur dërgimi i më shumë se 10 mijë letrave, presim që bizneset të bëjnë një reagim që në 20 janar për ato paga që janë të nëndeklaruara. Ajo që ndodhi ne dhjetor pavarësisht se dolën të dhëna personale, por ka dhe anë pozitive. Në nismën kundër informalitetit do të nisim analizimin e nivelit të pagave të deklaruara nga tatimpaguesit, sipas profesioneve dhe sektorëve. Vlerësimin e të dhënave të depozituara nga subjektet tatimpaguese, identifikimi i tatimpaguesve dhe individëve që krijojnë dyshime të arsyeshme për mosdeklarimin real të punonjësve, ushtrimin e kontrolleve dhe komunikimin me subjektet tatimpaguesve. Do bëjmë analiza dhe kontrolle nga zyra për bizneset që nuk korrigjojnë pagat, dhe do të përdorim të gjitha instrumentet që ka në dispozicion për të kontrolluar bizneset. Në muajin mars do të nisin kontrollet në biznese përgjatë gjithë vitit. Nuk mund të përcaktojmë pagat e subjekteve private, prandaj nuk mund të ketë paga referencë. Elementet që do të përdoren për të identifikuar subjektet që bëjnë evazion, do të jenë duke marrë për bazë pagat që tregu ka dhe sa deklarohen", u shpreh ajo.

 


Lajmi kryesor:

Ministrja e Ekonomisë: Nisim në mars kontrollet në biznese që s’deklarojnë pagat e plota! Parashikohet rritje ekonomike me 4.1% për vitin 2022! Paga minimale rritet në 1 korrik


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille