Qeveria liron nga detyra Ardi Veliun! Dallëndyshe Bici ikën nga 'Mbrojtja', rikthehet në krye të IKMT-së

TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për lirimin nga detyra të dy zëvendësministrave. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku deklaroi se qeveria ka miratuar vendimin për lirimin nga detyra të zëvendësministres së Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici, si dhe zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ardi Veliu.

Teksa vlerësoi kontributin e tyre të deritanishëm, Balluku bëri të ditur se do të ketë për ta detyra të rëndësishme në ditët në vijim, në bazë të eksperiencës që kanë në pozicione kyçe të nevojshme.

“Lirimi nga detyra i zv. ministrit të Infrastrukturës Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv ministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici. Do kenë detyra të reja në vijim”.- tha Balluku. 

Pas shkarkimit si zv.ministre e Mbrojtjes, Report Tv mëson Bici është rikthyer në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Ajo pason në këtë post Ajet Zyberin.

Dallëndyshe Bici prej 5 majit 2021 ishte zëvendësministër i Mbrojtjes. Përpara se të merrte postin si zëvendësministre e Mbrojtjes, ka mbajtur pozicione të rëndësishme drejtuese si ai i drejtoreshës në Drejtorinë e Inspektimit Juridik, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe atë të kryeinspektores në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Nga ana tjetër, Ardi Veliu u emërua në detyrën e zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë në nëntor 2021, teksa nuk dihet nëse do të emërohet në një detyrë tjerë.

1661933813_bici.jpg

Dallëndyshe Bici dhe Ardi Veliu


Lajmi kryesor:

Shkarkohet nga posti i drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano! Ministri: Nuk realizoi objektivat! Komandohet Tonin Vocaj


G.MO/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?