Ministrja e Kulturës, sot në
Francë. Intervistë në TV5 Monde

Ministrja e Kulturës, sot në<br />Francë. Intervistë në TV5 Monde
TIRANE- Ministrja Mirela Kumbaro Furxhi do të vizitojë duke filluar që nga dita e sotme deri më 3 Shkurt Francën për takime zyrtare. Ky takim siç njofton këshilltarja për median dhe Komunikimin në Ministrinë e Kulturës, Milena Selimi, bëhet në kuadër të bashkëpunimit kulturor me vendet anëtare të Bashkimit Europian, e cila citon se “takimet me znj. Aurélie Filippetti, Ministre e Kulturës dhe e Komunikimit, znj. Yamina Benguigui, Ministre e deleguar për Frankofoninë, dhe me zyrtarë të lartë të institucioneve kulturore Franceze konsiderohen si një hap i rëndësishëm për ndërthurjen e projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore”. 

Mësohet se ministrja e Kulturës, zonja Kumbaro, përveç takimeve zyrtare do të synojë të ketë edhe një takim me koreografin e shquar me orgjinë shqiptare Angjelin Prelocaj, e cila, siç ka pohuar edhe vetë, synon të bisedojw pwr një projekt artistik në Tiranë. Agjenda e plotë e ministres së kulturës gjatë katër ditëve të qëndrimit në Francë do të jetë:

Takim me znj. Aurélie FILIPPETTI, ministre e Kulturës dhe e Komunikimit
Takim me znj. Yamina BENGUIGUI, Ministre e deleguar për Frankofoninë
Takim me z. RAO, në Qendrën e Trashëgimisë Botërore -UNESCO
Takim me znj. Cécile DUVELLE, në Sekretariatin e e Konventës së Trashëgimisë Jomateriale- UNESCO
Takim me z. Xavier DARCOS, President i Institutit Francez
Takim me z. Angelin PRELJOCAJ
Takim me z. Michel BERSON, senator, President i Groupit të Miqësisë Francë-Shqipëri
Takim me z. Alain RICHARD, ish-Ministër, senator, i Dërguar Special i Francës për Diplomacinë Ekonomike për Ballkanin
Takim me z. Jean-Luc MARTINEZ, Drejtor i Muzeut të Luvrit
Intervistë e Ministres Mirela Kumbaro me radion France Culture
Intervistë e Ministres Mirela KUMBARO në TV5 Monde.   


Shkrimi u publikua sot (29.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane