Ministrja e Kulturës ndërron mendje, publikon vlerën e Fondit të Teatrit për të Rinj, nga Petrit Malaj tek Gaz Leka, 7 anëtarët e bordit të ‘Eksperimentalit’ që do të vendosin fituesit

Ministrja e Kulturës ndërron mendje, publikon vlerën e Fondit të Teatrit për të Rinj, nga Petrit Malaj tek Gaz Leka, 7 anëtarët e bordit të ‘Eksperimentalit’ që do të vendosin fituesit

Pasi refuzoi disa herë radhazi të fliste për mediat me vlerë konkrete monetare sa i përket Fondit të teatrit për të rinj, në vitin 2022, ministrja e Kulturës Elva Margariti si dhe Teatri Eksperimental në faqet përkatëse në web dhe rrjetet sociale, kanë publikuar shifrën prej 10 milionë lekësh. Mundësinë që ky fond të ndryshojë në varësi të aplikimeve ministrja e lë të hapur duke shtuar se kjo shifër publikohet “me vullnetin për t’i riparë buxhetet, në varësi të prurjeve dhe nevojave që do të paraqiten gjatë këtij procesi”...

Aplikimet janë hapur në 30 mars dhe mbyllen në 15 prill, pra artistët e rinj e gjinisë teatrale kanë vetëm dy javë kohë për të paraqitur pjesët e tyre dramaturgjike, apo për t’u përgatitur për role, në audicionet që thuhet në njoftimin zyrtar se do të mbahen.

Një ditë më pak, do të ketë në dispozicion juria për të vendosur fituesit, që do të shpallen në 29 prill. Fondi për të rinj, siç u bë me dije do të administrohet nga Teatri Eksperimental, ndërsa “Komisioni që përzgjedh veprat dhe regjisorët me prezantimet e tyre të jetë Bordi Artistik i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

7 anëtarët e Bordit Artistik të “Eksperimentalit” janë si më poshtë:

1.Petrit Malaj - kryetari

2.Gazmend Leka-Piktor

3.Gazmend Gjoka, pedagog pranë Universitetit të Arteve

4.Luiza Xhuvani, aktore pranë Teatrit Kombëtar

5.Baftjar Luzati ( Ben Andoni)

6.Andi Qinami – Ministria e Kulturës

7.Kostandine Dorri –Ministria e Financës

Siç thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Kulturës, fondi prej 10 milionë lekësh “do të përmbajë një repertor prej 7 shfaqjesh, të dramaturgëve shqiptarë dhe bashkëkohorë, ndërsa veprat që do të përzgjidhen do të kenë deri në 4 personazhe”. Veprat pritet të shfaqen në javën dedikuar Festivalit të Teatrit për të Rinj në TKEKS, por në këtë të fundit mund të marrin pjesë edhe shfaqje të realizuara nga krijues të rinj jashtë këtij fondi dhe që plotësojnë kriteret e thirrjes.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur