PRISHTINE - Sot ose nesër pritet të bëhet formatimi i qeverisë së Kosovës. Kjo është deklarata e nënkryetares së partisë ‘Aleanca Kosova e Re’ Mimoza Kusari- Lila. Sipas saj, kjo do të bëhet në një takim me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Të enjten ose të premten kemi takim me kryeministrin Hashim Thaçi. Ne do t’i propozojmë emrat, ai do t’i emërojë se kjo i takon edhe me Kushtetutë”, -ka thënë ministrja Kusari-Lila.

Ajo ka shpjeguar për mediat kosovare se ka pasur ofertë që të bëhet ministre e Administratës Publike por nuk kishte pranuar.

Ndërkaq Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje nga posti i Ministrisë së Tregtisë që mban aktualisht në qeverinë Thaçi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)