Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nga paneli për shërbimet publike në Kongresin e Partisë Socialiste është ndalur te kantieret e reja që do të nisin vitin e ardhshëm në infrastrukturën shëndetësore.
Në fjalën e saj, ministrja Koçiu deklaroi sot zgjerimin e autonomisë spitalore për të tjera struktura spitalore në vendin tonë, pas modelit të parë nisur me Spitalin Memorial Rajonal të Fierit.
“Janë krijuar më në fund kushtet për të vënë në zbatim të gjerë modelin e administrimit të provuar me sukses në Spitalin “Memorial” të Fierit, i cili është një model i parë i zbatimit të autonomisë spitalore. Jemi gati të zgjerojmë këtë model edhe në QSUT, Spitalin e Shkodrës, Spitalin e Durrësit dhe atë të Vlorës. Qëllimi ynë është që deri në vitin 2027 të kemi 17 struktura spitalore tërësisht autonome”, deklaroi Koçiu.
Gjithashtu informoi hapjen e kantiereve të reja ndërtimi për të përmirësuar më tej infrastrukturën shëndetësore.
“20 spitale dhe 340 qendra shëndetësore është bilanci i deritanishëm. Deri në 2025, i shtojmë kësaj liste 15 spitale dhe 60 qendra shëndetësore më shumë”, deklaroi Koçiu.
Ajo nënvizoi se ishin reformat e ndërmarra në mandatin e parë dhe të dytë të qeverisë , ato që në pikun e pandemisë mundësuan sistemin e shëndetësisë të funksiononte normalisht.
“Duke mësuar nga e shkuara, do të investojmë në forcimin e mëtejshëm të aftësive tona reaguese ndaj emergjencave, duke nisur nga dyfishimi i kapaciteteve testuese të Institutit të Shëndetit Publik. Falë investimeve madhore në Shërbimin Kombëtar të Urgjencës, kemi shtrirë mbulimin e shërbimit në të gjithë territorin, duke përgjysmuar kohën e pritjes”, vijoi Koçiu.
Ajo tha se do të vijojnë më tej, me shtimin e numrit të autoambulancave.
Ministrja Koçiu deklaroi nga Kongresi i PS-së se mjekët janë në qendër të çdo reforme të ndërmarrë.
“Rikthyem dinjitetin e profesionit përmes rritjes së pagave me 70% nga pikënisja. Vitin e ardhshëm vijojmë me një rritje të re, pjesë e vizionit tonë për paga 100% më të larta. Rrisim gjithashtu numrin e mjekëve. Shqipëria e vitit 2030 do të ketë më shumë mjekë për çdo 1 mijë banorë”, deklaroi Koçiu.
Lajmi kryesor:
Kongresi i PS, socialistët në bllok: 21 janari krim shtetëror, pushkatim pa gjyq! Vendimi i Strasburgut i hap rrugë vendosjes së drejtësisë
B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.3%
-
Jo
61.7%
-
Deri diku
6.1%
Vota total: 3598
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debati për TikTok dhe Snapchat/ 'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Brenda dhjetorit kamera në klasa! Do ndalojmë fare celularët në shkolla, kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë
30 Nëntor, 10:53
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
Fakte të reja në 'Të rënët e Luftës së II Botërore'! Janë 7800 jo 28 mijë dëshmorë? Libri me shifra të reja, ! Rama: Historinë e shkruan fitimtarët! Nika: Koha që të shkruhet pa emocione e censurë
29 Nëntor, 15:30
-
'Kurti po sfidon flamurin e shtetit me atë të kombëtar!' Deputeti i PDK-së: Bashkë me Osmanin pjesë e një agjende të dëmshme!
29 Nëntor, 14:27
-
'Qeveritë e shtetet po komunikojnë më shumë me SMS sesa me shkresa', Rama: Sfidë e madhe të shkruash historinë e këtyre kohëve (Fjala e plotë)
29 Nëntor, 14:16
-
'Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje'! Rama: Unë dhe qeveria nuk kemi interes të ndërhyjmë në punët e historianëve
29 Nëntor, 13:56
-
Tiranë/ Nis puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës, do përbëhet nga 4 godina! Studentët do kenë akses në biblioteka, muze dhe ambiente sportive
29 Nëntor, 12:29
-
Berisha doli ditën e Pavarësisë dhe mbron faljen e kufijve në favor të Greqisë: Ishte marrëveshje e mirë
29 Nëntor, 11:58
-
29 Nëntori/ Krerët e shtetit homazhe në Varrezat e Dëshmorëve! Ambasada e SHBA-së: Koha për të nderuar sakrificat që i dhanë formë historisë!
29 Nëntor, 08:10
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16