Ministrja e Brendshme Albana Koçiu në një konferencë për shtyp ditën e sotme, tregon se në vitin 2025 janë sekuestruar në total 726 pasuri me vlerë deri në 6 miliardë lekë, 64 janë të konfiskuara.
Këto asete, Koçiu sqaron se janë vendosur në dispozicion të institucioneve publike, rreh 20 prej të cilave kanë përfituar. Këto asete gjithashtu janë vendosur dhe në dispozicion të familjeve që kanë një dëshmor, apo punonjës policie që ka humbur jetën në detyrë.
“Deri pak vite më parë, nuk kemi pasur një kuadër ligjor i cili të na mundësojë një trajtim ndryshe apo një trajtim që i jep mundësi që këto pasuri të sekuestruara apo konfiskuara të transferohen tek ata që kanë nevojë, tek viktimat e krimit, familjet dhe ata që kanë vuajtur më shumë pasojat e këtyre veprimeve. Kemi 65 mln euro asete dhe pasuri të sekuestruara dhe konfiskuara, që do të administrohen për nevojat e komuniteteve. Është një nga sfidat më të larta që kemi pasur mundësi ti heqim nga duart e krimit. Tregon dhe mënyrën sesi kemi proceduar dhe forcimin e kapaciteteve tona. Në vitin 2025 726 pasuri prej 6 miliardë lekësh të sekuestruara, të konfiskuara 64 pasuri.
Po këto aseste, janë vendosur në funksion të institucioneve publike, janë 20 institucione publike që kanë përfituar. Këto asete do ti vendosim të dispozicion të pushtetit vendor, me qëllim që bashkitë t’i përdorin këto sipërfaqe për strehim social. Është në nga problematikat që shpesh bashkitë e kanë ngritur si shqetësim. Këto asete kemi vendosur t’i vëmë edhe në dispozicion të familjeve që kanë një dëshmor, apo punonjës policie që ka humbur jetën në detyrë. Është detyrimi ligjor për t’iu ofruar banesë falas dhe këto sete do shërbejnë edhe për të mbështetur familjet e policëve të rënë në krye të detyrës. ”, tha Koçiu.
Lajmi kryesor:
‘Rritje pagash për Policinë e Shtetit’, Koçiu: S’kemi ende një numër të trupave që do të çojmë në Gaza! Nuk tërhiqemi nga vendimi për ndalimin e monopatinave












