Ministrja Mbrojtjes, Mimi Kodheli prezantoi Direktivën e Mbrojtjes për vitin 2016 ku prioritet i saj do të jetë modernizimi i Forcave të Armatosura, duke mos lënë pas edhe angazhimet në kuadër të Aleancës dhe rritja e ndërveprueshmërisë dhe operacionalitetit.
SipasKodhelit në zbatim të kësaj direktive, kërkohet nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandantët e Forcave dhe ato Mbështetëse, Drejtoritë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe strukturat vartëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, të hartojnë plane e programe konkrete veprimi në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga kjo direktivë, si dhe të marrin të gjitha masat për realizimin në kohë e me cilësi të tyre.
Në këtë prezantim ishin të pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandantët e Forcave, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FA-së etj.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com