Ministrja Kushi ftesë të rinjve: Së bashku të japim kontribut për Shqipërinë

“Roli i Rinisë Shqiptare dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm si Mekanizëm Ndërhyrës” ishin kryefjala e konferencës për rininë, e organizuar nga Fondcioni “Qemal Stafa” dhe Fondacioni “Friedrich Ebert”.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u shpreh se në këtë konferencë shumë të frytshme, u zhvillua një diskutim i hapur nga aktorë të ndryshëm, mbi rininë dhe rolin e saj kyç në zhvillimin e vendit.

Në fjalën e saj, u shpreh se objektiv madhor i qeverisë mbetet që kapitalin njerëzor që ka Shqipëria ta orientojë në zhvillimin e vendit, ku një pjesë të madhe të rëndësisë e zënë pa diskutim të rinjtë shqiptarë.

“Plani i Veprimit për Rininë 2015-2020, Ligji ‘për Rininë’ i miratuar në 2019, Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, punësimi i studentëve ekselentë në administratën publike apo edhe nisma më e fundit ‘Gati për Shqipërinë’, janë disa prej iniciativave konkrete të ndërmarra kohët e fundit.”, nënvizoi Kushi në statusin e saj në rrjetin social.

Ajo gjithashtu, në postimin e saj ka informuar se vetëm para pak ditësh ka filluar edhe puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2026 për vizionin dhe zhvillimin e politikave rinore.

Në mbyllje të fjalës së saj, Kushi theksoi rëndësinë e madhe që ka rikthimi i të rinjve për të dhënë kontributin e tyre në Shqipëri.

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Larguan nga vendngjarja 39-vjeçarin që kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës, 2 të arrestuar

Pogradec/ Larguan nga vendngjarja 39-vjeçarin që kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës, 2 të arrestuar