Ministrja Kushi takon fëmijë e prindër refugjatë në Shqipëri: MASR ka thjeshtuar procedurat e regjistrimit në shkollat publike

Ministrja Kushi takon fëmijë e prindër refugjatë në Shqipëri: MASR ka thjeshtuar procedurat e regjistrimit në shkollat publike

Evis Kuhsi gjatë takimit me fëmijët refugjatë

MASR ka thjeshtuar procedurat e regjistrimit në shkollat publike për regjistrimin e fëmijëve refugjatë. Kështu është shprehur, ministrja e Arsmit, Evis Kushi gjatë një takimi me një grup fëmijësh e prindërish refugjatë, në kuadër të 20 Qershorit, ditës së shënuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) si “Dita Botërore e Refugjatëve”.

Gjatë takimit, Ministrja Kushi është njohur drejtëpërsëdrejti me nevojat e tyre kryesore që kanë për integrimin në shoqërinë tonë. 

“Jam me të vërtetë e lumtur që udhëzimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) ka thjeshtuar dhe modernizuar procedurat administrative për regjistrimin e këtyre fëmijëve në institucionet arsimore parauniversitare publike. Ky është një hap modest por shumë domethënës për integrimin e tyre të shëndetshëm në shoqërinë tonë, duke respektuar të drejtën e tyre të arsimimit si të gjithë fëmijët e tjerë”, tha Kushi.

Duke prekur slloganin “Së bashku ne shërojmë, mësojmë dhe shkëlqejmë”, Ministrja Kushi nënvizon se ky sllogan ecën përkrah politikave të gjithëpërfshirjes së MASR dhe vjen si një apel i fortë për mbarë shoqërinë që mbështetja ndaj kësaj kategorie vulnerabël duhet të rritet gjithnjë e më shumë.

“Dita Botërore e Refugjatëve” është një ditë ndërkombëtare e caktuar nga OKB për të nderuar refugjatët në të gjithë globin. Ajo përkujtohet më 20 qershor të çdo viti dhe nderon forcën dhe guximin e njerëzve që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për t'i shpëtuar konfliktit ose persekutimit. Kjo ditë është një rast për të krijuar ndjeshmëri dhe mirëkuptim për gjendjen e vështirë të refugjatëve dhe për të njohur qëndrueshmërinë e tyre në rindërtimin e jetës.

Ministrja Evis Kushi gjatë takimit me fëmijët refugjatë

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli