Tiranë, 18 Korrik/ATSH-Z.Tosku-"Arsimi dhe shkolla shqipe ka shumë nevojë të orientojë proçesin e formimit të Gjuhës Shqipe tek fëmijët e nxënësit dhe të rinjtë në mënyrë cilësore", tha sot për ATSH-në, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla , në lidhje me propozimin e Këshillit Ndërakademik të Akademisë se Shkencave, për ndarjen e lëndës së Gjuhës Shqipe nga Letërsisë ne sistemin nëntëvjeçar dhe të mesëm.
Sipas Nikollës, është duke u parë me shumë kujdes ky propozim së bashku me akademikët e fushës përkatëse, për të rritur cilësinë, për të përfituar një situatë të re të dhënies dhe mësimdhënies së gjuhës shqipe.
Gjatë pronocimit , ajo nënvizoi se pas rishikimit të kurrikulës, është duke u vijuar me një strategji të re përsa i përket mesimdhënies duke e futur kujdesin për ruajtjen e Gjuhës Shqipe dhe mënyrës sesi e përdorin mësuesit dhe nxënësit gjuhën shqipe, jo thjesht vetem në orën e letërsisë apo gjuhës por nën ë të gjithë lëndët që zhvilohen në shkollë.
Ministrja e Arsimit u shpreh se është në proçes ky propozim dhe ende nuk ka një vendimmarrje , por me futjen e kurrikulave të reja dhe programeve te reja, do te ketë nje hapësire të re, tërësore dhe cilësore të formimit të Gjuhës Shqipë në shkollë.
Këshilli Ndërakademik i Akademisë së Shkencave, në një njoftim zyrtar propozoi dite me pare, më shumë orë mësimi për lëndën e gjuhës shqipe në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, ndarjen e saj nga letërsia.
"Meqë cikli nëntë vjeçar nuk arrin dot t'ua mësojë mirë nxënësve të gjitha nënsitemet e shpiqes standarde, si në të folur ashtu dhe në të shkruar , propozohet që Gjuha Shqipe të jetë lëndë e veçantë në planin mësimor të shkollës së mesme dhe të jepet si provim pjekurie në përfundim të shkollimit parauniversitar", thuhej në njoftimin zyrtar.
/f.n/
/Shqiptarja.com