Infrastruktura dhe energjia, ministrja: Prioritet për vitin 2023 mbetet sektori energjetik, 8 mln euro subvencione për panele diellore

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka prezantuar sot prioritetet e këtij dikasteri për vitin 2023, që padyshim do mbetet kriza energjetike. Balluku u ndal në nismën e qeverisë për të mbështetur 2500 familjet e para për blerjen e panleve diellore, ku 70% e vlerës së tyre mbulohet nga qeveria. Balluku tha se kjo nsimë do të mbështetet edhe këtë vit, ku është planifikuar që 8 mln euro të shkojnë për të mbështetur këtë projekt. Zv.kryeministrja thotë se synojnë që numri i familjeve shqiptare që përdor panele diellore të shkojë në 20 mijë.

"Planifikojmë, duke para mënyrën si e kanë përqafuar, që në 2023, ta rrisim me 10-fish numrin e kësaj nisme. Ne kemi subvencionuar familjet shqiptare që kanë pasur dëshirë që në banesë të vënë panele me 75% të kostos. Një fond i vënë në dispozicion për 2500 familjet e para, kemi operative 1040 njësi. 20% e konsumit të një familje është ngrohja e ujit, fatura e këtyre familjeve do jetë 20% më e ulët. 20 mijë në total planifikojmë të arrijë numri i këtyre familjeve, duke e çuar subvencionin e qeverisë në 8 mln euro", tha Balluku. 

Ndalur në situatën energjetike, kreu i KESH, Ergys Verdho tha se ky do të jetë një vit i lagësht çka do të bëjë që të përdoren më shumë rezervat tona energjetike dhe do nuk do të dalin në bursa kur çmimet e energjisë të jenë të larta.

"120 giga vat, kemi parashikimet e motit në favorin tonë. Ky është një vit i lagësht. Do bëjmë më shumë se viti i kaluar, më pak import, do përdorim rezervën tonë dhe mos të dalim në bursë kur çmimet janë të larta", tha Verdho. 

Ndalur në projektet infrastrukturore, Balluku tha se këtë vit do të kenë gati projektin për Bypass-in e Elbasanit, që sipas saj do t’iu mundësojë të aplikojnë për fonde në Bashkimin Europian. Ndërkohë, po këtë vit do të hapet gata edhe për aksin Milot-Balldren dhe Berat- Ballaban.

“Presim gjatë këtij muaji që të nënshkruhet kontrata zbatuese e korridorit blu dhe në një periudhë 6 mujore të fillojmë nga puna. Do kemi projekt për Bypass-in e Elbasanit, duke na dhënë në dorë një dokument që mund të aplikojmë për fonde në BE, për të pasur të njëjtin sukses siç e kemi pasur me Bypass-in e Tiranës. Do çelim garën për Milot-Balldrenin. Hapet gara në 6 mujorin e dytë për një projekt të dytë, ajo e Berat- Ballaban”, tha Balluku.

Zv.kryeministrja njoftoi gjithashtu se këtë vit do të projekti i gazifikimit të Shqipërisë, fillimisht nga Korça dhe më pas në Fier. 

“Do kemi gazifikimin e Shqipërisë. Kemi hedhur hapa të rëndësishëm. Kemi arritur në një moment ku 2023 do realizohen disa projekte të rëndësishme. Do e nisim me Korçën, Fieri do jetë i dyti. Korça është me temperatura më të ulëta ndaj e nisëm me Korçën. Paguajnë më mirë nga të gjithë faturat. Për t’i dhënë eficencë këtij projekti. Fieri është i dyti qytet. Do të jetë vit i rëndësishëm. Pavarësia energjitike është shumë e rëndësishme. Shqipëria ka një detyrim ndaj qytetarëve, që të ofrojë mburojë energjitike dhe siguri. Do synojmë të bëhemi lider energjitik i rajonit.” tha Balluku.

Në fund Balluku foli edhe për Bordin e Transparencës, për të cilin tha se vendimmarrja për shkrirjen e tij i takon Ministrisë së Financave.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 09/01/2023 15:53

    Sa miliona euro do vidhni ket vit nuk na e tregove

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?