Minoritetet në Shqipëri, Dule: Duhet mentalitet pozitiv për të njohur të drejtat e tyre

Ligji i vitit 1999 për të drejtat e njeriut për komunitetet minoritare në vend nuk ndihmon por ia kufizon të drejtat që duhet të gëzojnë. Gjatë një takimi për të drejtat e minoritetit kreu i PBDNJ. Vangjel Dule u shpreh se minoritetet nuk kanë mbrojtje me ligjin aktual dhe kanë frikë për të kërkuar të drejtat e tyre. Dule thekson se nuk duhet vetëm ligji që ata të jenë të mbrojtur por duhet dhe një mentalitet pozitiv për integrimin e tyre.

Flasim për të drejta, flasim për mentalitet, por të drejta që duhet t'i gëzojë kush? Do t'i respektohen kujt, mentalitet ndaj cilit? Kush janë pjesëtarët e minoriteteve etnike në Republikën e Shqipërisë? Një pjesëtar i minoritetit nuk mund të ketë të drejtë?! Është interes kombëtar i Shqipërisë mosrespektimi i të drejtave të minoriteteve? Është në dëm të interesave të Shqipërisë nëse minoritetet ngrejnë zërin për respektimin e të drejtave të tyre!? Përkundrazi, jep imazhin e një vendi bashkëkohor.

Vangjel Dule, Kreu i PBDNJ-së

Një tjetër shqetësim i ngritur gjatë takimit është dhe mungesa e të dhënave se sa persona të këtyre komuniteteve minoritare jetojnë aktualisht në vend. Dule kërkoi një zë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat e të gjitha komuniteteve minoritare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durrsi: 08/12/2018 10:00

    Pse ti legen i ashtuquajtur minoritar su distancove nga nacionalistet grek kur shanin vendin tend, je moster antishqiptare po ju lumt b...a kur gjeni njeres qe ju ndjekin.Pse sflet per xhamt ne greqi apo ata jan nga panet tjeter.Je i pasoportushem Dule thjesht nje legen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes