'Kina po përgatit pushtimin e ishullit', Minsitri i Jashtëm në Tajvan ngre alarmin

'Kina po përgatit pushtimin e ishullit', Minsitri i Jashtëm në Tajvan ngre alarmin

Kina kryen stërvitje ushtarake

Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, tha të martën se Kina po përdor si pretekst për t’u përgatitur për pushtimin e ishullit stërvitjet ushtarake që nisi në shenjë proteste kundër vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.

Në një konferencë për shtyp në Taipei, Joseph Wu tha se Tajvani, të cilin Kina e pretendon si territor të saj, nuk do të frikësohej edhe pse gjatë stërvitjeve Kina shkeli vijën mesatare jozyrtare poshtë ngushticës së Tajvanit.

"Kina ka përdorur stërvitjet ... për t'u përgatitur për pushtimin e Tajvanit," tha Wu, duke kërkuar mbështetjen ndërkombëtare për të ruajtur "paqen dhe stabilitetin në të gjithë ngushticën e Tajvanit", tha ai.

“Po kryen stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, po lëshon raketa, bën edhe sulme kibernetike me një fushatë dezinformimi dhe shtrëngimi ekonomik, në një përpjekje për të dobësuar moralin publik në Tajvan”, shtoi më tej.

Deklarata e Wu-së vjen pas tensioneve të “rizgjuara” mes Kinës dhe Tjavanit pas vizitës së Pelosit javën e shkuar.

Kina nuk e ka përjashtuar kurrë mundësinë e marrjes me forcë të Tajvanit, dhe të hënën zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin tha se Kina po kryente stërvitje normale ushtarake "në ujërat tona në një mënyrë të hapur, transparente dhe profesionale”, duke shtuar se “Tajvani ishte pjesë e Kinës”.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë