‘Ministria e Financave na ka shpërfillur’, Liga Profesioniste për bojkotin: Nuk duam predikime, por vetëm realizimin e kërkesave

‘Ministria e Financave na ka shpërfillur’, Liga Profesioniste për bojkotin: Nuk duam predikime, por vetëm realizimin e kërkesave

Liga Profesioniste me anë të një njoftimi bëri të ditur se nuk pranon diskutime me Ministrinë e Financave për katër kërkesat e tyre, por direkt me vetë kryeministrin, pasi sipas tyre mungon vullneti politik. Të kontaktuar nga ‘Report TV’ ata tregojnë arsyen përse kanë këtë kërkesë.

“LFP mendon se vetëm një takim me Kryeministrin mund të çojë në plotësimin e kërkesave të saj. Duke respektuar institucionet e tjera, LPF mendon që meqenëse Kryeministrit nuk i janë transmetuar kërkesat atëhere kjo tregon se institucionet e tjera as nuk denjuan t’ia kalojnë ato Kryeministrit. Kështu që LFP në vendimin e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Përgjithshme të Anëtarëve vendosi një grup negociator,”-thotë sekretari i Ligës Dritan Kadia.

I pyetur nëse LFP do të lëshojë diçka nga kërkesat e saj kur të diskutojë me kryeministrin, gjithmonë nëse ky I fundit pranon, Kadia përgjigjet:

“Vendimi i Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Përgjithshme të Anëtarëve ishte në unanimitet.LPF e ka marrë vendimin në 2-tryeza. Vendimi është obligues për të gjithë anëtarët e LPF. Anëtarët e LPF kanë vendosur bashkërisht, të mos dalim në fushat e futbollit pa u plotësuar kërkesat. LPF nuk pret PREDIKIME, por pret fiks vetëm REALIZIME. Prandaj do i rikthehemi garës kur të jenë realizuar të gjitha kërkesat, kur kërkesat e saj të jenë të përmbushura. NUK DO TE KTHEHEMI PA i REALIZUAR KERKESAT. Jo më premtime për tu realizuar kërkesat.”

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan