Minush Jero, dramaturgu që u burgos
nga regjimi për “Njollat e murrme”

Minush Jero, dramaturgu që u burgos<br />nga regjimi për “Njollat e murrme”
Minush Jero ishte një prej dramaturgëve më të spikatur gjatë periudhës së regjimit komunist dhe drama e tij “Njollat e murrme” u kthye në simbolin e veprave të ndaluara.
 
Ajo u bë shkas për të ndryshuar gjithçka në jetën e dramaturgut, të regjisorit të saj Mihallaq Luarasi, aktorëve dhe më tej një varg intelektualësh që po bëheshin shembull në mes të viteve’70-të, që të mos guxonin më kurrë tu dorëzoheshin prirjeve liberale e moderniste në art e letërsi….
 
Kjo dramë e frymëzuar nga erërat e demokracisë së shkurtër të vitit 1968, njohu një sukses thuajse të pazakontë për kohën por shumë shpejt Enver Hoxha dha verdiktin, duke e cilësuar një vepër liberale. Edhe pse nuk u dënua me burg, Jero ishte vënë në shënjestër. Drama “Të pamposhturit”, vepra që pasoi “Njollat e murrme” e vënë në skenë në Korçë në vitin 1970, po ashtu u kritikua dhe u ndalua.
 
Më pas vetë dramaturgu, “i pakorrigjueshëm” u arrestua dhe u dënua më vonë në vitin 1973 .
 
Ditët e vështira dhe torturat në hetuesinë e Sigurimit të Shtetit e mposhtën, duke e detyruar të kallëzojë artistë të tjerë. Siç dëshmojnë dokumentet arkivore zinxhiri i rrëfimeve nën torturë përfshiu një varg artistësh të gjithë të burgosur më vonë si pasojë e këtij mekanizmi të Sigurimit të Shtetit.
 
Gjykata e dënoi me 8 vite burgim. Por pasi bëri 6 vjet e 8 muaj burg, lirohet më 28 dhjetor të vitit 1978. Më pas punon si punëtor i thjeshtë në një Fabrikë Gome në Durrës nga viti 1979 deri në 1987, duke i qëndruar gjithnjë larg jetës artistike.

  
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, forcimi i marrëdhënieve dy palëshe dhe lufta ndaj terrorizmit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, forcimi i marrëdhënieve dy palëshe dhe lufta ndaj terrorizmit