Minuta Zero/ Gjysmëfinalet e Euro 2024, Uvil Zajmi: Franca ekip mediokër, Spanja e konsoliduar! Andrea Marko me batutë: Nico Uilliamsin ta kërkojë edhe Egnatia

Minuta Zero/ Gjysmëfinalet e Euro 2024, Uvil Zajmi: Franca ekip mediokër, Spanja e konsoliduar! Andrea Marko me batutë: Nico Uilliamsin ta kërkojë edhe Egnatia

Minuta Zero

Në Minuta Zero, me Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun u komentuan pragndeshjet e gjysmëfinaleve të Euro 2024. Në studion e Report Tv të ftuar ishin Andrea Marko dhe Uvil Zajmi.

Për gjysmëfinalet e Euro 2024 nesër në 21:00 luhet Spanjë - Francë në Munich dhe të mërkurë në të njëjtën orë në Dortmund luhet Holandë - Angli.

Ish-arbitri Uvil Zajmi nuk e kurseu Francën që ende nuk ka dalë në lojën e saj, duke thënë se janë paraqitur si një ekip mediokër.  

"Ndër 5-6 ekipet finaliste që ishin në kuota, këto katër gjysmëfinalistet ishin pjesë. Franca dhe Anglia janë këtu me fat, ndërsa Spanja ka bindur dhe është konsoliduar. Një ndeshje direkte është, pritet që Franca të "shpërthejë" sepse deri tani ka qenë një ekip mediokër. Kanë një portier të mirë si Maignan. Edhe Anglia mundet të ndryshojë kursin. Kane dhe Bellingham kanë shënuar, pritet që të dalin të tjerët. Holanda është ekip në ngjitje", tha Uvil Zajmi.

Specialisti i futbollit, Andrea Marko ceku Spanjën, duke shtuar se ekipi i parë dhe i dytë i tyre nuk kanë ndryshime. Meqë jemi edhe në periudhë merkatoje sa i takon futbollistëve, Marko mes batutash tha se Nico Uilliamsin e Spanjës mund ta kërkojë edhe Egnatia (kampionët e Shqipërisë). Talenti i Bilbao është në "gojën" e top-klubeve evropiane.

"Kur Spanja luajti me ne (Shqipërinë 24 qershor), thamë do ishin lojtarët e dytë. Ata si ekip të parë, si të dytë, janë të njëjtë. Të gjitha lëvizjet i shërbejnë grupit. Spanja luan lojë zonale, nuk ka përplasje. Spanja është favorite. Franca nga ana tjetër në 2018 dhe 2020 ka pasur golashënuesit më të mirë. Nuk mendoj se Mbappe do marrë pushime para kohe, do prezantohet në Spanjë te Real Madrid dhe duhet të bëjë figurë të mirë.

Te Spanja mos harroni Yamal. Nico Uilliams? Merkato është e hapur, e duan të gjithë në Evropë. Nuk është çudi që ta kërkojë edhe Egnatia (qesh).

Spanjë - Francë? Është ndeshja e trajnerëve, Deschamps është pragmatist", tha Marko mes të tjerash.

S.DH/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Sulmi rus në spitalin e fëmijëve në Kiev, SHBA: Barbare! Guterres: E papranueshme! Nesër mblidhet Këshilli i Sigurimit

Sulmi rus në spitalin e fëmijëve në Kiev, SHBA: Barbare! Guterres: E papranueshme! Nesër mblidhet Këshilli i Sigurimit