Minxhozi: Nëntë vjet varavingo për t’u rikthyer tek Sali Berisha

Minxhozi: Nëntë vjet varavingo për t’u rikthyer tek Sali Berisha

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Lulzim Basha i ka dhënë fund më në fund agonisë së vet politike. Por jo asaj të partisë që drejtoi formalisht  nga viti 2013. Është dorëheqja e një njeriu që duhej të kishte ikur prej pesë vitesh, që në momentin kur ndau qeverinë me Ramën dhe doli prej zgjedhjeve të vitit 2017 me rezultatin më të dobët të imagjinueshëm. Ishte politikani që kurrë s’u bë vetvetja, që edhe kur provoi të bënte të fortin, tentativa i doli e panatyrshme dhe e sforcuar. Ishte kryetari partiak që qysh në ditën e parë në zyrë s’bëri gjë tjetër veçse të provonte të kopjonte paraardhësin para pasqyrës, si rrugën më të shkurtër drejt suksesit.

Dorëheqja e Bashës është krejt e përligjur politikisht. Humbi sa herë u votua, e futi PD në qorrsokak në mënyrë të përsëritur nën presionin e Berishës dhe Metës pas perdeve, duke pranuar të marrë në fund i vetëm faturën e produktit negativ.

E thënë kjo, rezulton sot me sy të lirë, se Partia Demokratike ka kryer që nga vitit i largët 2013 një rrotullim të madh të kotë nëpër kënetën e politikës, për t’u rikthyer më në fund aty ku e nisi: në duart e Berishës. I cili tani nuk është më as 50 e as 60 vjeç dhe që ka mbi shpinë damkën amerikane, por edhe pamundësinë e sigurt për të mos u kthyer në pushtet.

Me ringritjen e Berishës dhe rënien e Bashës PD dëshmon një cikël virtual dështimi, nga ata më të habitshmit dhe më të padëgjuarit. Vini re çfarë ka ndodhur! Ashtu si kamionët rusë të luftës, të cilëve ju konsumuan gomat duke ndenjur nëpër magazina, edhe kryetari i dytë i PD në erën e pluralizmit u konsumua tërësisht pa ardhur në pushtet, por duke ndenjur në opozitë. Basha erdhi e po ikën pa arritur të fitojë garën e pushtetit. PD kreu kështu një piruetë nëntëvjeçare duke u kthyer në duart e kryetarit historik 78 vjeçar. Një gjest i hatashëm pafuqie dhe vetëdorëzimi në piskamën e plakur të Sali Berishës, i cili dëshmoi se e ka shumë për zemër fatin e tij, por se nuk merakoset hiçfare për fatin e opozitës shqiptare.

Ikja e Bashës hap garën formale për kreun e partisë. Edhe nëse Berisha nuk zgjidhet kryetar partie, por dorovit aty një Lulzim Bashë të dytë, PD ka rënë tashmë në prehërin e kryetarit historik, i cili i sheh me arrogancë nga lartësia e Foltores të gjithë ata që popullojnë PD e sotme.

Me Berishën në timon politika shqiptare merr mesazhin më të gabuar të imagjinueshëm. Nga Ilir Meta tek Fatmir Mediu, Edi Rama e të tjerët kanë mundësinë teorike të dalin e të thonë se tani që Doktori veshi sërish edhe një herë kostumin e dhëndërrit, edhe ne jemi në hapat e parë të karrierave tona dhe do rrimë edhe nja njëzet vite mbi kalin e politikës. Ky është sinjali i parë negativ që vjen nga largimi i sotëm i Lulzim Bashës nga zyra e qiraxhiut partiak ku qëndroi për nëntë vjet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • EtheM: 21/03/2022 19:21

    OK S.Minxhozi.Por: 1.Luli ka qene nën tutelen e Sb për çdo vendim të marrë që nga 2013.Edhe votuesit nuk Kan dashur Saline pas Lulit e jo vet Lulin që kopjonte Sb edhe në çierrjen e tij Para pasqyres. 2.Luli perjashtoi Sb nga partia me porosi Amerikane.Kjo i kushtoi karrigen.Por DASH në fund e LA në balte Lb. 3.Fai Lulit është që nuk ju pergjigj Sb për denoncimet e tij. -Të pakten kush urdheroi Vrasjet në 21 janar. -Luli mori persiper çdo gabim në 9 vite duke lehtesuare Sb nga fajet e renda në 30 vite. 4.Sb nuk do bëhet KM I vendit.Ne të kundër DASH duhet të bëj terheqje 180 grade. 5.Nese Sb bëhet KM I vendit duhet të kercasi L3B,pasi Sb do bëj revolucion kur të humbi zgjedhjet e rashes. 6.Me Sb E.Rama fiton edhe mandatin e 4,5..etj.

    Përgjigju
  • Tosi: 21/03/2022 18:41

    Jo 9 vjet. 6 muaj. Nga dita qe nxori koken dhe zbuloi veten "agjent" besnik te Kim Fiut dhe Rame Doshit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës