Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi takoi Ministrin e Integrimit Europian, z.Bekim Çollaku.
TIRANË, 8 Janar /ATSH/ - Përkrahja e Kosovës nga Shqipëria në të gjitha proceset integruese euro-atlantike dhe më gjerë mbetet prioritare.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi takoi Ministrin e Integrimit Europian, Bekim Çollaku.
Sipas burimeve nga ambasada shqiptare në Kosovë, në takim u bisedua mbi avancimin e bashkëpunimit, dhe vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme diplomatike në mes të dy vendeve.
Bashkëbidesuesit ranë dakord se prioritare mbetet përkrahja e Kosovës në të gjitha proceset integruese euro-atlantike dhe më gjerë. /gj.m//m.m/