Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit Gianni De Biasi ka shpallur listën për ndeshjen miqësore që Shqipëria do të zhvillojë përballë ekipit të Bjellorusisë në Antalia të Turqisë pas pak ditësh.

Në listën e publikuar nga italiani vërehet thirrja e sulmuesit Memushaj që luan në Itali. De Biasi ka preferuar që të lerë jashtë listës për këtë ndeshje Hamdi Salihin për cështje distance, pasi luan në Kinë, Erjon Bogdanin, pasi ky i fundit ende nuk ka gjetur një ekip me të cilin të vazhdojë karrierën, duke e bazuar sulmin nga Bjellorusisë tek Memushaj, Cani dhe Sadiku që rikthehet pas një mungese të konsiderueshme në kombëtare.

Vërehet mungesa e Vajushit dhe Kapllanit, të cilët pavarësisht se vazhdojnë që të shënojë në Bullgari dhe në Gjermani nuk janë në preferencat e italianit. Përsa i përket portës ashtu sikur edhe pritej pas deklaratave të fundit të teknikut, Ujkani është lënë jashtë listës.

Të gatshëm do të jenë Berisha dhe Shehi, ky i fundit pritet të jetë edhe titullar. Një tjetër mungesë është edhe ajo e Gjasulës që nuk përfshirë në listë, por edhe e Dallkut e Telit. Ndeshja miqësore do të jetë e para e De Biasit pas firmosjes së kontratës së re me Federatën Shqiptare të Futbollit.
 
 

Lista e lojtareve te grumbulluar:

1)   Etrit Berisha  (Lazio)
2)   Orges Shehi   ( Skenderbeu)
3)   Ansi Agolli  (Qarabagh)
4)   Renato Arapi (Skenderbeu)
5)   Lorik Cana (Lazio)
6)   Elseid Hysaj (Empoli)
7)   Ermir Lenjani (San Gallo)
8)   Andi Lila (Joannina)
9)   Mergim Mavraj (Greuther Furth)
10)  Tefik Osmani (Teuta)
11)  Amir Abrashi(Grasshoppers)
12)  Migjen Basha (Torino)
13)  Sabien Lilaj (Skenderbeu)
14)  Alban Meha  (Paderborn)
15)  Ledian Memushaj  (Carpi)
16)  Valdet Rama (Valladolid)
17)  Odise Roshi (Francoforte)
18)  Emiljano Vila (Joannina)
19)  Bekim Balaj (Jagiellonia) 
20)  Edgar Cani  (Carpi)
21)  Shkelzen Gashi (Grasshoppers)
22)  Armando Sadiku (Lugano)