Kosova e ka nisur rrugëtimin e saj në arenën ndërkombëtare me një barazim me rezultatin e bardhë 0-0 në stadiumin e Mitrovicës ‘Adem Jashari’.

Bunjaku dhe Ilir Azemi nuk e shfrytëzuan mundësinë për të shënuar në minutën e 37.

“Duke parë parasysh se është një ndeshje e parë mendoj se është një rezultat i mirë dhe nderim edhe për Haitin” tha trajneri i Kosovës, Bunjaku.

Tifozët e Kosovës para ndeshjes kanë djegur flamurin e Serbisë. Sfida është ndjekur nga një numër i madh tifozësh dhe është komentuar nga shumë media ndërkombëtare.

d.b/shqiptarja.com