Shqipëria nuk ka mundur që të sigurojë një kombëtare tjetër për këtë ndeshje miqësore, pavarësisht tentativave nga ana e Federatës Shqiptare të Fubtollit, sipas informacioneve nga organi më i lartë i futbollit shqiptar objektiv ishte që në miqësore kuqezinjtë të kishin një kombëtare më me peshë në arenën ndërkombëtare, por tentativat kanë dështuar. De Biasi do të tentojë që të nisë me këmbë të mbarë këtë edicion të ri në prag të eliminatoreve pas firmosjes së kontratës edhe pse një ndeshje e tillë vlen vetëm për statistika.
Italiani do të tentojë që të afrojë sa më shumë futbollistë të rinj për këtë ndeshje miqësore. Por një pikëpyetje në vete mbetet edhe vendi për organizmin e ndeshjes, pasi sipas të gjitha gjasave, FSHF në nëntor nis punimet për stadiumin e ri kombëtar. Një nga prurjet e reja të De Biasit do të jetë edhe Memuashaj, pa harruar edhe formën e sulmuesit shqiptar në Gjermani Kapllani që po shënon rregullisht.
d.b/shqiptarja.com