Kishim më shumë se 13 vite të ndarë nga njëri-tjetri përsa i përket fushës profesionale. Bëhet fjalë për Massimo Boldi dhe Christian De Sica të cilët do të rikthehen në filmin “Miq si më parë”. Premiera e filmit it do të paraqitet në sallat e kinemave me 19 Dhjetor.
Subjekti i filmit të tyre të fundit flet për Cesaren, të cilin e luan Christian de Sica, drejtorin e vlerësuar të “Relais Colombo”, një hotel luksoz në Milano. Me mbërritjen e partnerëve kinezë të cilët kanë për qëllim të revolucionarizojnë gjithçka, Luciana, e bija e Massimo Colombos, të parin që pushon nga puna është pikërisht drejtori.
Aktorët kanë bashkëpunuar për herë të parë në filmi “Yuppies”, i vitit 1986, ndërsa bashkëpunimi i fundit ka qenë “Krishtlindje në Miami”, i vitit 2005.