Miqësia e vërtetë është me të vërtetë e bukur jo vetëm mes njerëzve por edhe mes  kafshëve.

Dhe këta të fundit  kanë mënyrën e tyre sesi shprehin dashurinë.

Kjo foto me të vërtetë është dëshmi e miqësisë së vërtetë mes  dy qenve labradorit dhe husky të cilët edhe pse jetojnë në dy anë të ndryshme të rrugës e gjejnë mënyrën për të shkëmbyer një përqafim.

 Labradori quhet Messy dhe ai po jep një mesazh shumë të bukur të miqësisë. Ndonëse dy qentë i ndan një mur ata gjejnë mënyrën për ti dhuruar një përqafim njëri-tjetrit.
 
Miku më i mirë i labrador është husky emri i të cilit është Audi.

Ai jeton në  anën tjetër të rrugës por ata nuk qëndrojnë dot larg njëri-tjetrit dhe kjo foto ku duket qartë dashuria e tyre është jo vetëm një mesazh për të gjithë ne por po bën xhiron në rrjetet sociale.

qen
Përqafimi mes husky dhe labrador


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.