Kombëtarja U-21 do të zhvillojë dy miqësore në qershor ndaj Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21. Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy takime mjaft të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve.
Për herë të parë me Kombëtaren U-21 bashkohen portieri i AF Elbasanit, Klevi Totoshi, si dhe Blerton Isufi, i cili aktivizohet në Norvegji me skuadrën e Molde. Isufi më herët ka qenë pjesë e Kosovës U-21, por pa luajtur asnjë minutë.
Ndeshja e parë miqësore, Slloveni U-21 - Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor, në orën 20:15, në stadiumin “Ajdovščina”. Ndërsa sfida e dytë, Itali U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor, në orën 18:15, në stadiumin “Omero Tognon”.
Më poshtë lista e plotë me 25 lojtarët e grumbulluar:
Portierë: Giulio Veliaj, Klevi Totoshi, Alain Taho
Mbrojtës: Zylyf Muça, Arlind Kurti, Ervin Bashi, Adi Kurti, Maldin Kacurri, Aurel Marku, Elton Fikaj, Fabjan Përndreca, Enes Osmani
Mesfushorë: Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Ammar Asani, Dario Daka, Benjamin Dibrani, Blerton Isufi, Burak Alili
Sulmues: Erald Maksuti, Kevin Dodaj, Rrok Toma, Olsi Myrta, Elmedin Rama

Lista e Kombëtares U-21
Mesfushori me tipare sulmuese, Blerton Isufi, ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë në nivel kombëtaresh, duke lënë pas mundësinë për të luajtur me Kosovën. 20-vjeçari është përfshirë për herë të parë në listën e trajnerit Alban Bushi me Kombëtaren U-21, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare.
Isufi është pjesë e klubit norvegjez Molde, i cili e transferoi verën e kaluar për një shifër rreth 600 mijë euro. I lindur në Norvegji nga prindër me origjinë shqiptare, mesfushori nuk ka regjistruar më parë paraqitje me ekipet e moshave të Kosovës, ndërsa tani pritet të vishet për herë të parë me fanellën kuqezi në ndeshjet e muajit qershor.
Isufi ndjek kështu rrugën e Etnik Brrutit, i cili ishte ishte kapiten i Kosovës U-21 dhe zgjodhi Shqipërinë, duke hapur polemika të mëdha me zgjedhjen e tij.
Komente







