Miqësorja me Arabinë Saudite, trajneri Reja thërret 14 futbollistë nga Superliga! Ndeshja në terr, asnjë kamer s'lejohet në stadium

Kombëtarja shqiptare që drejtohet nga Edy Reja ka zbuluar listën me 23 futbollistë të grumbulluar për ndeshjen miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor. Vetëm 9 futbollistë vijnë nga kampionate të huaja, duke qenë se kjo nuk është një datë e lirë nga UEFA edhe pse kjo e fundit ka dhënë miratimin për të luajtur. Pjesa tjetër, 14 futbollistë janë grumbulluar nga Superliga shqiptare.

Në portë janë zgjedhur Elhan Kastrati, Gentian Selmani dhe Arlis Shala. Në mbrojtje Albion Marku, Erdenis Gurishta, Andi Hadroj, Esin hakaj, Rudolf Turkaj, Stivian Janku, Arndit Toli, Eneo Bitri dhe Mario Mitaj. Në mesfushë trajneri Reja u ka dërguar ftesë Esat Malës, Sherif Kallakut, Lrenco Vilës, Arbnor Muçollit, Ardit Deliut, Arinaldo Rrapajt dhe Odise Roshit, i cili kthehet në kombëtares pas shumë kohësh. Sakaq në sulm Sokol Cikalleshi dhe Bekim Balaj do mbështeten nga Redon Xhixha dhe Bekim Balaj.

Ndërkohë për ndeshjen e 26 tetorit që luhet në orën 16:30 me atë shqiptare janë zbuluar disa detaje të padëgjuara më herët. Burime të Report TV bëjnë me dije se miqësorja Arabi Saudite-Shqipëri nuk do transmetohet direkt në asnjë television, ndërsa për më tepër në stadiumin e Abu-Dabit nuk do lejohet asnjë kamër. Kjo për shkak se Arabia Saudite kërkon të jetë e panjohur për kundërshtarët e Botërorit, një kompeticion që nis më 20 nëntor në Katar.

Përfaqësuesja do të nisë grumbullimin më datë 22 tetor në kompleksin Tropikal në Durrës dhe më datë 24 tetor do të udhëtojë për në Abu Dabi ku do të vijojë përgatitjet për duelin miqësor.

Më poshtë edhe lista e plotë me 23 emrat e lojtarëve të ftuar në Kombëtare për miqësoren e 26 tetorit:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:11
Çuditë në miqësoren me Arabainë Saudite, ndeshja e kombëtares në terr! Asnjë kamer në stadium

Për ndeshjen e 26 tetorit që luhet në orën 16:30 me atë shqiptare janë zbuluar disa detaje të padëgjuara më herët. Burime të Report TV bëjnë me dije se miqësorja Arabi Saudite-Shqipëri nuk do transmetohet direkt në asnjë television, ndërsa për më tepër në stadiumin e Abu-Dabit nuk do lejohet asnjë kamër. Kjo për shkak se Arabia Saudite kërkon të jetë e panjohur për kundërshtarët e Botërorit, një kompeticion që nis më 20 nëntor në Katar.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 20/10/2022 09:32

    A ende nuk ka ikur Reja nga kombëtarëja …?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh