/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin "Miraka", ku u arrestuan tre shtetas, ndërsa u  sekuestruan 800 fisheke model 56, 1.8 kg lende helmuese merkur (zhive) dhe 10 kapsolla plasese detonatore.

Sipas Policisë, jane arrestuar Klajdi Bujar Hasani, i datelindjes 14.04.1996, Shefqet Ylli Allkja i  datelindjes 07.04.1993, Xhevit Kasem Hoxha, i datelindjes 30.12.1978, banues ne Mirake, Librazhd.

Gjaeë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 800 fishekë model 56, 1.8 kg lëndë helmuese mërkur (zhive) dhe 10 kapsolla plasese detonatorë.