Mirashi: Më shantazhoi Mustafi

Mirashi: Më shantazhoi Mustafi
Pashk Mirashi, denoncuesi i prokurorit Nazmi Mustafi tek EULEX-i  ka rrëfyer për TV e Kosovës, historinë e frikshme dyvjeçare të tij dhe të familjes.

Marashi thotë se më lehtë do ta pranonte vdekjen se sa gjërat që kishte përjetuar. Mirashi refuzonte të jepte para, por punët po i ngushtoheshin, pasi prokurori e përdorte ligjin për ta shantazhuar.

Ky 50-vjeçar nga Gjakova ka rrëfyer kur i ishin kërkuar 50 mijë euro e më pas ishte paraburgosur, të gjitha me urdhër të prokurorit Nazmi Mustafi.

Ishte lodhur nga gjithë kjo histori me prokurorinë dhe për ta rifituar lirinë kishte vendosur t’ua falte 20 mijë euro vëllezërve Zherka,  “sekserëve” të prokurorit dhe, siç thotë Mirashi, është liruar brenda ditës. Por, pas këtij rasti, kanë filluar ditë të mira për të.

Prokuroria e Qarkut i pat pushuar hetimet ndaj tij.

E më pas, një lëndë tjetër ndaj tij, e hapur nga po i njëjti prokuror, është hapur menjëherë nga kryeprokurori i EULEX-it.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit