Miratimi i Kodit Zgjedhor, Gjonaj: Nuk u shkel 5 qershori, negociatat s'rrezikohen

Miratimi i Kodit Zgjedhor, Gjonaj: Nuk u shkel 5 qershori, negociatat s'rrezikohen

Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj komentoi votimin e Kodit Zgjedhor në Kuvendin e Shqipërisë duke u shprehur se ky akt nuk ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit, ndërkohë shtoi faktin se ky veprim nuk do të ndikojë negativisht në çeljen e negociatave.

Kodi zgjedhor kishte dy aspekte pozitive. Nuk shkelte marrëveshjen e 5 qershorit, por ne i qëndruam kësaj marrëveshje, dhe e dyta u votua nga një shumicë e cilësuar. Këto janë dy aspekt pozitive, që unë i gjeta në deklaratën e ambasadës amerikane. Do të ishte mirë që kjo të kishte marrë mirëkuptim nga të gjitha palët, por nuk jam e mendimit se kjo rrezikon negociatat”, tha ajo.

Ajo komentoi edhe kërkesën drejtuar Parlamentit për ndryshimin e nenit 149 të Kodit Zgjedhor, pasi sipas saj, bie ndesh me Kushtetutën dhe pengon funksionimin e Gjykatës së Lartë. Ministrja shtoi se kjo kërkesë është marrë në shqyrtim, ndërsa shtoi se me kalimin e sotëm të kodit në Parlament është bërë dhe shfuqizimi i dispozitës së kërkuar.

Kërkesa është marrë, dhe ne sot themi se në këtë ndryshim që është bërë në Kodin Zgjedhor është bërë dhe shfuqizim i dispozitës që ka të bëjë pikërisht me pengesën për promovimit e gjyqtarëve për në Gjykatën e Lartë dhe që janë anëtarë të Kolegjit Gjyqësor”, tha ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja