TIRANË - Ministria e Jashtme publikon në faqen e saj zyrtare mundësi për bursa pasuniversitare nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit.
Konkretisht bursa për studime Master dhe Post-Master për studiues të përzgjedhur për periudha 1-4 semestra. Aplikantët, universitetet apo punëdhënësit e të cilëve në momentin e aplikimit janë më shumë se 1,500 km larg nga universiteti/instituti pritës mund të përfitojnë dhe një grant për një udhëtim vajtje-ardhje.
Programi i bursave përjashton studime të plota brenda programeve të përbashkëta. Bursa nuk mbulon studime/kërkime në institucione të tjera ose në vende të tjera nga ato të specifikuara në formularin e aplikimit.
Studiuesit pritet të punojnë mbi projektet e tyre të studimit/kërkimit në universitetin/institucionin pritës gjatë gjithë periudhës së bursës. Të gjithë aplikantët duhet të kenë mbaruar të paktën 4 semestra universiteti në kohën e aplikimit.
Nëse përzgjidhet, studiuesi merr financimin e bursës në fillim të çdo periudhe pesë mujore (semestër), pas një konfirmimi me shkrim të universitetit/institucionit pritës.
Afati për aplikimin për bursa është ora 12:00 (mesditë) e datës 31 janar 2014. Rezultatet do të shpallen nga mesi i muajit maj.
Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, vizitoni faqen e Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit: http://visegradfund.org/scholarships/
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com