Miratohen ligjet, Byroja e
Hetimit luftë pastrimit të parave

Miratohen ligjet, Byroja e<br />Hetimit luftë pastrimit të parave
Parlamenti Shqiptar, gjatë seancës së djeshme, pa praninë e opozitës, ka miratuar tre projektligje, të cilat përbëjnë shtyllën e luftës kundër korrupsionit.

Parlamenti ka miratuar me 73 vota pro disa ndryshime në ligjin deklarimin dhe kontrollin e pasurive të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, disa ndryshime në ligjin për masat kundër financimit të terrorizmit si dhe në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Të tre projektligjet në fjalë, kanë pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve, krahasuar me variantet fillestare të paraqitur nga ekspertët e nivelit të lartë. Konkretisht, përpos Prokurorisë së Posaçme, Komisioni i Ligjeve ka vendosur të rrisë rolin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në luftën kundër pastrimit të parave.

Komisioni i Ligjeve ka ndryshuar nenin tre të projektligjit, duke përfshirë drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në përbërjen e Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave. Në variantin e parë, në këtë komitet ishin përfshirë vetëm drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Po ashtu, ndryshimet detyrojnë drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave që të shkëmbejë me Byrosë Kombëtare të Hetimit informacionet rreth për çështjet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit.

Me ana të nenit 1 të projektligjit propozohen dy shtesa në nenin 22 të ligjit bazë, dispozitë e cila rregullon funksionet që ushtrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Ndryshimet kushtetuese të datës 22.07.2016 dhe ligji i ri 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” parashikojnë krijimin e Prokurorisë së Posaçme në cilësinë e organit kushtetues përgjegjës për ndjekjen penale dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe çështjeve penale referuar nenit 135 pika 2 e Kushtetutës. Miratimi i këtyre dy akteve të rëndësishme të paketës së reformës në drejtësi bën të nevojshme përfshirjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme si subjekt që ka të drejtë të shkëmbejë informacione me organet ligjzbatuese për çështjet e pastrimit të produkteve të veprës penale ose financimit të terrorizmit dhe mund të nënshkruajë memorandum bashkëpunimi dy ose shumëpalësh me to.

Ndryshimet në ligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive parashikojnë rregulla të reja për deklarimin e pasurive. Ndryshimet vijnë si domosdoshmëri e përmirësimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor aktual dhe për të përmbushur pritshmëritë qytetare në rritjen e efektivitetit në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit te zyrtarët që ushtrojnë funksione publike. Projektligji përmban 21 nene të cilat rregullojnë dhe përmirësojnë ligjin ekzistues për çështje të rëndësishme, si rritjen e shpeshtësisë së kalimit në kontroll të plotë të deputetëve dhe të disa funksionarëve të tjerë, publikimin e deklaratave të interesave private në faqen zyrtare të ILDKPKI-së, në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, duke synuar transparencën dhe llogaridhënien e institucionit ndaj publikut, ashpërsimin e masave administrative duke i bërë ato proporcionale dhe dekurajuese, procedurën e zgjedhjes dhe shkarkimit të Inspektorit të Përgjithshëm, etj. Rritja e saktësisë dhe vërtetësisë së deklarimit të pasurive dhe burimit të krijimit të tyre, nëpërmjet futjes së deklarimit on-line/ elektronik, është gjithashtu një objektiv i ndryshimeve të propozuara të ligjit në fuqi.

miratohet
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA