Miratohet akti normativ II për buxhetin e 2019/ Financat: 2.6 mld lekë për bonus qiraje! Deri tani 15 mln euro donacione

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar aktin dytë normativ për buxhetin e vitit 2019, që kishte dy objektiva kryesore, dhënien e shpërblimit për pensionistët dhe kategoritë e tjera që trajtohen me pension si dhe përballimi i dëmeve të para të tërmetit. Sipas Ministrisë së Financave nuk janë prekur parametrat bazë të buxhetit por janë rialokuar fondet, konkretisht 1.9 miliardë lekë bonusi i shpërblimit të fundvitit, 70 milionë lekë për Ministrinë e Shëndetësisë për bonusin e bebeve, 300 milionë për Ministrinë e Shëndetësisë për pagesën e invaliditetit dhe 235 milionë ju shtuan fondit rezervë për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.

Sa i takon përballimit të pasojave të para të tërmetit vetëm në muajin dhjetor janë harxhuar mbi 270 milionë lekë për emergjencat e para siç ishte strehimi në hotele. Drejtoresha e Buxhetit Mimoza Dhëmbi tha se deri më tani kërkesat për bonus qiraje kanë arritur në 2.6 miliardë lekë nga 1 miliardë që është parashikuar në buxhetin e këtij viti.

"Ky akt normativ ka dy objektiva kryesore bonusin e pensionistëve dhe dëmet e para të tërmetit. Deri më tani kanë aplikuar për bonus qiraje qytetarë të shumtë në vlerën e 2.6 miliardë lekë. Gjatë dhjetorit u shpenzuan 270 milionë lekë për shpenzimet në muajin dhjetor. 70 milionë për inspektime në banesat e dëmtuara” deklaroi Mimoza Dhëmbi.

Fondi prej 1.6 miliardë lekësh që mund të shtohet edhe më tepër pasi ende ka kërkesa për bonusin e qirasë do të merret nga fondi i rindërtimit. Ndërkohë sa iu takon kontributeve nga ana e donatorëve sipas zëvendësministrit të financave Elton Haxhi, deri më tani janë mbledhur rreth 15 milionë euro. "Kontributi për donatorët afërsisht ka arritur në 15 mln euro, pa llogaritur donacionin e BE. Kontributi për dëmet e tërmetit nga donatorët" tha ai.  Akti është miratuar edhe me votat e opozitës dhe sipas relatores Blerina Gjylameti, buxheti i 2019 përmbushi objektivat për reduktimin e borxhit publik dhe konsolidim fiskal.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë