TIRANE - Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi ndryshimet në marrëveshjen e huasë me Fondin e Zhvillimit të Abu Dhabit, gjë që i hap rrugë nisjes së punimeve për zgjatimin verior të bulevardit Zogu i Parë dhe rehabilitimi të lumit të Tiranës.
 
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Genci Kojdheli, paraqiti në Komision projektin dhe rëndësinë e zhvillimit të kësaj zone.
 
“Pritshmëritë janë për fazën e parë të projektit ta mbyllim nga 12 në 18 muajt e ardhshëm ndërsa faza e dytë nga 12 në 24 muajt e ardhshëm”, tha Kojdheli,
Drejtori i Projekteve në Bashkinë e Tiranës.
 
Ky projekt pritet të zbatohet në dy faza. Faza e parë përfshin rehabilitimin e Lumit të Tiranës me gjatësi 8 mijë metra, ndërsa faza e dytë do përqendrohet në ndërtimin e Unazës veriore dhe pjesa e dytë e bulevardit.
 
Sipas Kojdhelit, projekti do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e 885 ha tokë.
 
Por ish-nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se bllokoi për arsye politike projektin e bulevardit që ka nisur në tetor të 2013, kohë kur në krye të saj qe Lulzim Basha.
 
“Besoj duhet të kërkonit të falur pse e bllokuat dhe pastaj të kërkoni bashkëpunim që të vijojë, ne nuk shohim kush i gjeti fondet njëra palë apo tjetra”, tha Tabaku.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)