Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho, për shtimin e masave të mbrojtjes ndaj ish-kreut të institucionit, Altin Dumani.
Kërkesa është paraqitur në kuadër të presionit në rritje ndaj Dumanit, në lidhje me disa hetime të rëndësishme që mbajnë firmën e tij gjatë kohës kur ai ishte drejtues i SPAK-ut, detyrë të dorëzuar prej afro 2 muajsh tek Braho, pas përfundimit të mandatit 3-vjeçar. Për shkak të detyrës që mbante Altin Dumani ishte nën ruajtje të rreptë deri në fund të mandatit të tij.
Përveç Altin Dumanit, i njëjti komision ka miratuar masa mbrojtjeje edhe për disa prokurorë të tjerë të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Mes tyre është edhe prokurori Dritan Prençi, i cili po heton zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe ka kërkuar ndaj saj caktimin e dy masave të sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë territorit të vendit”.
Prokurorët e SPAK, që prej nisjes së detyrës janë nën presion, sidomos prej grupeve kriminale, për shkak të dosjeve që kanë trajtuar.
Më parë, në mbrojtje është marrë prokurorja Doloreza Musabelliu, pas dëshmisë së dhënë nga i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, i cili deklaroi se ato kanë qenë në shënjestrën e Laert Haxhiut, drejtues i bandës së Lushnjës.
Doloreza Musabelliu, e emëruar në tetor të vitit 2004, është prokurore në SPAK dhe ka një rol të rëndësishëm në strukturën e Prokurorisë së Posaçme. Ajo është një nga prokuroret që ka qenë pjesë e grupit të kanë hetuar dosjen e “Plumbi i Artë” ku tre bashkëpunëtor të drejtësisë kanë zbuluar me dhjetëra krime ndër vite në Shqipëri, të cilët deri tani janë konsideruar si ngjarje pa autor. Një tjetër dosje e hetuar nga prokurorja është edhe masakra e ndodhur në qendër të Lushnjës në 2017, ku u kërkua “burgim i përjetshëm” për Leart Haxhiun dhe dy shokët e tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
Por nën ruajtje janë edhe gjyqtarë e prokurorë të posaçëm për çështje që kanë nën hetim dhe shqyrtim, një ndër ta gjyqtarja Irena Gjoka, prokurorët Adnan Xholi, Vladimir Mara dhe të tjerë
lajm në përditësim...
Komente













Altin Dumani eshte Dibran dhe 80 perqind e qeverisjes se Berishes ishte nga Dibra dhe Bulqiza andej nga ishte ministri Sales Zhullali qe hapi depot e armeve dhe ben si ben ja gjeten anen dibranit te Spakut per te mos u hetuar.Braho eshte nga Skrapari po sdoli kusheri i pare me Meten do dali i trete dhe kushuri i pare me bababin e Xhixhos jane te rregulluara pazaret.Drejtuesit e Spakut duhet te ishin nga Lezha ose Pogradeci qe te besonim si popull te hetusia dhe drejtesia.Dumani u pagua aq shume dhe asnje nga dosjet serioze nuk hapi.Ku u zhduk dosja e Sude Tabakut qe do hapej ne 2024? Ku humbi dosja e kriminelit te Elbasanit? Si mundet Tabaku dhe Bardhi i shpetuan drejtesis dhe larguan me te miret e opozites per te marre poste drejtuese nga Berisha? Sa pagoj bankieri dhe ke nga te gjithe ne drejtesi?Prenci ka nxjerr sekrete hetimore i ka dhene per tellall te Prenci neper kanale dhe duhet te largohet nga dosja Balluku ta marri dikush tjeter qe respekton sekretin hetimor.Kjo loja e kercenimeve eshte loder kalamjsh se kur mere persiper nje detyr i ke dale perball rrezikut kot nuk paguhen aq shume.
PërgjigjuMire do benit po ne te gjithe vendet e botes prokuroret mbrohen nga shteti po nuk duhet te kene asnje lloj lidhje as shoqerore e as miqesore me ata qe do u vendosen per mbrojtje. Jemi vend i vogel dhe dalim te njoftur shume shpejt me njeri tjetrin dhe na krijon problem.
Premci eshte nga domja ska frike ska nevoje per sigurim shtese Ka alamet trimash ..
Nesti angonet po kerkokan mbrojtje per njeri-tjetrin !!!!!!!! Pse? Se i rrezikon vrima ne uje qe po bejne.
PërgjigjuNe fillim i dha Dumanit leje te marre nje rroge shtese si keshilltar i drejtesise ne Kosove. Tani i shton edhe trurprojat. E kane kthyer SPAK ne nje republike prokuroresh. Jane komplet mbi ligjin dhe bejne si ju do qejfi. SPAK tani mund te konsiderohet si prone private e ketyre njerezve te pazgjedhur nga populli dhe qe nuk i kontrollon kush. Individe qe nuk kane lidhje me drejtesine. Njerez qe mbyllin syte per vrasjet shteterore te 21 Janarit dhe te Gerdecit e qe jane te fokusuar seriozisht tek abuzimi i posteve qe kane per te ndeshkuar qeverine e te majten ne pergjithesi,dhe duke injoruar te gjitha aferat korruptive dhe krimet e se djathtes. Kjo eshte gjëma qe Rama i beri Shqiperise me " reformen" e tij.
PërgjigjuTe ruhen vetem prej qoftelargut.
PërgjigjuKeta me ngjajne me prokuroret e votive pas luftes qe hedhin karma qe populli te kenaqet por harrojne qe nuk eshte ajo periudhe ! Arestojne njerez i lene ne burg dhe rruges mund te gjejme ndonje gje ! Bejne pergjimet per jeten personale dhe i hedhin ne publik per tju thene se keta jane te pamoralshem ! Nuk eshte ti them zemer ise shpirt dikujt edhe ne kohen e diktatures pergjimi nuk ishte prove ! Mire se ketu keta gjyqtaret e plepave miratojne cdo gje por si do te bejne ne strazburg ? Kane harruar vrasjet e Gerdecit dhe te bukevardit dhe merren me Nr e brekeve te grave te dikujt qe nuk i ka dhene nje leje ndertimi si e ka dashur prokutori apo cfar marke i ka breket . Hajde prokurori hajde !
PërgjigjuDmth keta prokurore i kercenokan njerezit e belindes dhe lali erit,Cfare loje berishiste bejne,Nuk meren me krye kriminelin
PërgjigjuKeto perforcime,jane per te krijuar pershtypjen ne"popull"se keta aq shume dhe aq"drejte"po punojne,saqe ndjehen te rrezikuar,si dhe jane ne gare qe edhe ne "sigurine"e tyre te konkurojne Kryeministrin e Shqiperise,nga qe disa prej tyre ju eshte krijuar"bindja"se jane shume me te rendesishem se Kryeministi.........................................//////????????????
PërgjigjuZotërinj uiku ha në kope.Kush ,e kur i bëhet ky kërcënim,e a keni bërë denoncim në organet kopetente dhe kur..Qeveria ta shohë mirë,po mirë këtë marifet?Po punove drejtë nuk të hynë gjëmb në këmbë.
PërgjigjuE cuditshme eshte qe kerkojne miq e shoke pa lidhje Te sistemojne njerezit e grave e kushurinjte Ti sherbejne per shpi ndonje pazare dhe ti cojne fmit ne shkolle E grate ne pune e neper shoping.. Se nga ana sigurise asnje problem skane asnje informacion Per ti bere atentat apo ti ket kercenu njeri, Dhe sikur te ishte e vertete, me ato injorant qe ruhen ato kapterra te mjere I rrafin me lapra ne mes rruges se si ka thene kush puna mare naiher apo te kene ndonje specializim!!! Thjesht i erdhi ne dore dhe po luajne topin si te duan vete i lumte. Sa per info cuditerisht kto qe kerkojne benefite jane dhe te ashtuquajturit Miq e bashkepuntore te ngushte ne cdo vendim dhe mbajne njeri tjetrin dhe stafin po kto e perzgjedhin pa meritokraci thjeshte fshati-kraci.. Suksese.. spaku qe duam
PërgjigjuSpaku. Duht. Mroturme. Qdo kusht sepo. Ban. Dretesi. Hadutat burg. Kush. Ka. Vjedb. E. Kush. Vjdh. Bravo. Qunave. Gocave. Te. Spkut. Mos. Tembi. Fareee