Miratohet lista e re e barnave të rimbursueshme, shtohen 23 barna të reja në terapitë e mjekimit

Foto ilustruese

Në Listën e Barnave të Rimbursueshme 2021 janë shtuar 23 barna të reja që e çojnë në 1191 listën e alternativave të mjekimit për diagnozat e sëmundjeve kronike. Me barnat e reja që i shtohen listës parashikohet të përfitojnë falas rreth 6,000 pacientë në vit.

Në listë përfshihen barna të cilat trajtojnë dhe mbajnë në kontroll sëmundjet kronike me shpeshtësi më të madhe në popullatë si diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare.

 Në listë janë përfshirë edhe barna inovative për trajtimin e disa lloje tumoresh si ai i mushkërive,gjirit si edhe alternativa mjekimi për pacientët të cilët vuajnë nga pasojat e COVID-19. Pacientët e dializës janë një grup tjetër që do të përfitojnë marrjen me rimbursim të një tjetër medikamenti për parandalimin e komplikacioneve të rënda nga sëmundja.

J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja me Bashën, jeni pro apo kundër rikthimit të Sali Berishës në krye të PD-së?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Mjeshtëria e vaksinimit në Portugali, vendi me suksesin më të madh botëror edhe pse me vaksinim të pa detyrueshëm