Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një vizitë në Qendrën Shëndetësore Nr. 2 në Tiranë, ku pa nga afër mënyrën se si funskionon implementimi i financimit të plotë për paketat e trajtimit ambulator falas për pacientët që trajtohen në shtëpi.
Mjekët e familjes i shpjeguan procedurën që ndiqet për përfitimin e barnave me rimbursim. Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi punën e madhe që po bëjnë mjekët e familjes për ndjekjen dhe trajtimin e pacientëve me covid19.
Rimbursimi kryhet nga mjeku i familjes, përmes sistemit elektronik. Qytetarët që nuk e kanë lidhjen me mjekun e familjes, mund të njihen duke telefonuar në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 të vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë.
“Rimbursimi 100% dhe financimi nga shteti për paketën e trajtimit me barna për të gjithë qytetarët të cilët kanë forma të lehta dhe të moderuara të sëmundjes, është një tjetër hap drejt mbështetjes së qytetarëve, drejt angazhimit dhe kujdesit që qeveria shqiptare ka për gjithë qytetarët shqiptarët.
Roli i mjekut të familjes është vendimtar, është thelbësor në luftën kundër Covid19. Sepse në terren është lufta e vërtetë. Patjetër është në spitale, sepse është lufta për jetën. Por në qendrat tona shëndetësore ku bëhet një punë fantastike dhe një punë kaq voluminoze për të trajtuar në kohë rastet e formave të lehta apo të moderuara, është edhe këtu një rol thelbësor dhe i rëndësishëm për të parandaluar atë që mund të vijë më vonë si një risk i shkaktuar nga mungesa e trajtimit”, tha Manastirliu.
Gjatë vizitës në qendrën shëndetësore nr. 2 në Tiranë, Ministrja Manastirliu u shpreh se vazhdon vaksinimi falas kundër gripit i grupeve në riks në të gjitha qendrat shëndetësore, duke e konsideruar këtë një ushtrim të mirë në pritje të ardhjes së vaksinës anti-covid.
Rimbursimi i barnave në banesë është mundësuar me financimin 100% nga shteti për të gjithë qytetarët e diagnostikuar me COVID19, qofshin të siguruar ose jo, për format e lehta dhe të moderuara të sëmundjes.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4457
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03