Drafti më i rëndësishëm i financave ‘projektbuxheti 2025’, u miratua në Komisionin e Ekonomisë vetëm me votat e mazhorancës, pasi të vetmit nga opozita të pranishëm në seancë Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho votuan kundër.
Për Partinë Demokratike ky buxhet nuk parashikon politika të reja për familjet në nevojë, nuk adreson rritjen e çmimeve, jep shumë para për koncesionet dhe nuk parashikon rritje të pensioneve.
“Ky buxhet nuk i përgjigjet të gjitha sfidave që ka sot ekonomia shqiptare. Nuk i kthen përgjigje rritjes së pensioneve, është buxhet i varfër jo vetëm në politikë fiskale por është i varfër edhe për qytetarët”, u shpreh Tabaku.
Kurse deputeti i PS-së Erion Braçe kërkoi që kur të nisë diskutimi nen për nen i buxhetit të ‘shkurtohen’ fondet për mobilim zyrash dhe të financohet më shumë mbrojtja nga sulmet kibernetike.
“Institucionet duhet të heqin dorë nga blerje tavolinash, blerje karrigesh e të tjera me radhë, e të alokojë të gjitha këto fonde tek shpenzime për mbrojtjen nga sulmet kibernetike në plotësimin e të gjitha standardeve. Për fat të keq jemi të zbuluar, dhe për fat të keq sulmet kanë shkuar në sektorë jetik siç është shëndetësia”, tha Braçe.
Projektbuxheti i vitit të ardhshëm planifikon shpenzime në vlerën 822.7 miliardë lekë dhe të ardhurat të arrijnë 754.6 miliardë lekë. Po ashtu projektohet emetimi i një eurobondi në vlerën 650 milionë euro, ndërkohë borxhit publik parashikohet në rënie nga 56.3% këtë vit në 55.8% në vitin e 2025.
Projektbuxheti do të diskutohet në një seancë maratonë më datat 18-19 nëntor në Parlament, për tu rikthyer përsëri në komisione për ndryshime të nevojshme në bazë të kërkesave të institucioneve.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Shkurt, 09:13
Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?
-
Të drejtë
15.7%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tase: Fuqizim i aftësive digjitale të qytetarëve, forcim i rezistencës ndaj ‘dezinformimit’
4 Shkurt, 16:45
-
Zgjedhjet/ Rama mbledh të deleguarit për qarkun e Tiranës, ja porositë
3 Shkurt, 22:58
-
Raporti i FMN, Tabaku: Sistemi i kapur, u shërben oligarkëve dhe të privilegjuarve! Ekonomia po rëndon xhepin e familjeve shqiptare, ja 3 propozimet tona
28 Janar, 12:45
-
Zgjedhjet/ Braçe nis punën tek njësia 5, thirrje qytetarëve t’i bashkohen: Betejë për fitore
28 Janar, 09:55
-
Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës
27 Janar, 17:43
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!
27 Janar, 11:36
-
Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare
26 Janar, 10:24
-
Jorida Tabaku: Qeveria, model ekonomik që ka favorizuar një pakicë
25 Janar, 13:45
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Jorida Tabaku: Qeveria po bën gati 400 milionë euro për projekte elektorale, në kundërshtim me ligjin
24 Janar, 11:36
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
informaliteti do jete rrezik potencial per ritmin e rritjes ekonomike nese nuk adresohet me mire ne politikat fiskale te qeverise
PërgjigjuBalona Tabake Jorida ēshtē kryehajdutja e partis wc pd. E kjo paçavure bēn si e virgjēr. Pty pise femēr.
Përgjigju