Miratohet pr.ligji për buxhetin 
Jo hetimit ndërkombëtar të CEZ
Video - Batutat

Miratohet pr.ligji për buxhetin <br />Jo hetimit ndërkombëtar të CEZ<br />Video - Batutat
TIRANË - Mundësia e hetimit ndërkombëtar i marrëveshjes së qeverisë shqiptare dhe kompanisë ceke CZ, për të shmangur arbitrazhin, u rrëzua me votë nga deputetët në kuvendin e Shqipërisë. Nisma e opozitës nuk gjeti përkrahjen e maxhorancës ashtu si më herët në komisionin e Ligjeve. Por tek 52 votat pro këtij hetimi, ishte dhe ajo e kryeparlemntarit Ilir Meta, të cilin më herët demokratët e patën akuzuar sit ë përfshirë në këtë aferë. 

Marrëveshja me CEZ-in pati shkaktuar dhe një ditë më parë në seancë debate të forta, ku ministri Gjiknuri akuzoi demokratët se zhduken dosjen e privatizimit, kur u larguan nga pushteti. Ndërkaq në argumentet e maxhorancës për rrëzimin e kërkesës së PD-së ishte cenimi i tre parimeve kushtetuese, ai i sovranitetit, i territorialitetit dhe kompetencës, pasi asnjë autoritet i huaj gjyqësor nuk mund të zëvendësojë ato shqiptare. 

Edhe Prokuroria e Përgjithshme ishte shprehur kundër këtij hetimi nga të huajt.

Votimi
Pas seancës që ka zgjatur më shumë se rreth 14 orë, votimi në Parlament u mbajt në orën 02:00 për projektligjet e diskutuara në rendin e ditës. Debate të ashpra dhe kundërshtime janë ngritur nga ana e Partisë Demokratike mbi Pr. buxhetin e vitit 2016, të propozuar nga qeveria Rama.

Kuvendi miratoi në parim me 84 vota pro, 41 kundër dhe 1 abstenim projektligjin për ‘buxhetin e vitit 2016’ ndërkohë që në sallë ishin të pranishëm në momentin e votimit 125 deputetë. Një tjetër projektligj tepër i diskutuar ishte dhe  ‘hetimi ndërkombëtar i CEZ’ i cili mori vetëm 52 vota pro, 63 kundër dhe 1 abstenim duke u rrëzuar si projektligj.

Projektligji për ‘taksat vendore’ u miratua me 85 vota pro, me 85 vota pro u miratua dhe Projektligji ‘për akcizën’. Projektligji për ‘sigurimet shoqërore’ mori, 85 vota pro, 37 kundër. Projektligji ‘për pronat’ u miratua me 79 vota pro, 43 kundër. Projektligji për ‘kodin e punës’ u miratua me 85 vota pro, 37 kundër, Projektligji për ‘kodin e familjes’ u miratua me 86 vota pro.. Projektligji për ‘paketën fiskale’ u miratua me 85 vota pro. Parlamenti me propozim të majtëve emëroi si anëtare të KQZ me 79 vota pro dhe 39 kundër Edlira Jorgaqin, dhe Klement Zgurin anëtartë KQZ-së me propozim të opozitës i cili arriti të marrë 101 vota pro.

Degjeneron fjalori në Kuvend, opozita i "sulet" Ramës

Në Kuvendin e Shqipërisë është kthyer në një traditë të shëmtuar tashmë që fjalori i deputetëve të kalojë etikën dhe të kthehet në banalitet. Por ndërsa në seanca të tjera e kanë kaluar me të "qeshura", këtë të premte deputetët e opozitës nuk i kanë duruar dot fjalët e kryeministrit Edi Rama i cili ju drejtua me ironi dhe ofendime demokratëve për protestën që ata do të mbajnë më 8 dhjetor kundër qeverisë. Kaq ka mjaftuar që deputetët e opozitës të ngrihen në këmbë dhe të bllokojnë foltoren e Kuvendit ku kryeministri foli prej 1 ore e 40 minuta me akuza kundër opozitës.

parlament debate

Revolta e kolegëve të opozitës u "ndez" në momentin e parë që në sallë mbërriti ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i kërkoi me ngul kryeparlamentarit Meta t'i ndërpresë fjalën Ramës pasi po e kthen parlamentin në "hale".

sherr parlament
 
Forcat e sigurisë bllokuan foltoren e Kuvendit për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme mes deputetëve të opozitës kryesuar nga Flamur Noka dhe kryeministrit Rama, ndërsa kryeparlamentari Meta ndërpreu seancën me 5 minuta.

parlament debate

Debatet
 

Edi Rama: Ju s’keni lidhje me demokracinë, keni lidhje vetëm me anarkinë.
Edi Paloka: Jo po ke lidhje ti që dekoron persekutorët e regjimit komunist
Edi Rama: Zjarri i revolucionit tuaj mund të ndizet vetëm në pantallona të lagura. Revolucioni është një përsiatje nën mesin e gjatësisë mesatare të atyre që përbëjnë opozitën.  E keni kthyer shtetin në nevojtore, e keni bërë shtetin kashtë e koqe.

edi paloka

Hyn Berisha në sallën e Kuvendit
Flamur Noka - Ramës: Ekonominë e ke ccuar aty ku s’mban më. Sa e ke rritjen ekonomike? Njerëzit po ikin në Gjermani.
Sadri Abazi: Ti Flamur pse nuk fole më përpara? Apo tani të erdhi zëri?
Sali Berisha: Ky zotëri po e shndërron parlamentin në hale. Hiqja fjalën këtij. Mos e ler të flasë më e ta shndërrojë parlamentin në hale.
Flamur Noka i afrohet Ramës në foltore, ndërhyn Garda
Erion Braçe - Berishës: Ik ore shporru, dil jashtë se sa erdhe ti ndodhin këto

Rama: O çuna o çuna..
Meta: Do flisni të gjithë me radhë ju lutem...deputetëve të opozitës të jenë të duruar.
Rama: Ulu, uluni, uluni
Meta: Zoti Noka të lutëm, zoti Berisha të lutem qetësoje grupin. Keni nevojë për pushim? zoti Flamur të lutem

5 minuta pushim dhe ju lutem të jeni të duruar se kemi seancë të gjatë

Rama pasi rinis seanca - Po mbyll qepenat biznesi dhe shkojë emisarët. I lënë njerëzit dhe pa punë, pa regjistruar, në shpresën se kushedi do bëhet revolucioni do vinë këta dhe s'do ketë kupon, kasa fiskale dhe do ketë taksë 9 %. 

Sa më shumë të gënjesh aq më shumë i afrohesh zotit të shtwpisw që është gjenerator i zjarrit në pantallona .
 
Kjo ishte paraqitja. Meqë s'e kemi atë që bën publicitet për revolucionin, po e mbyll vetë se duhet të vijë ai që të hidheni përpjetë ju se sa ikën ai bie sikur përmbyteni ...E mirëkuptoj edhe atë që për arsye moshe duhet të iki herë pas here se i duhet të dalë jashtë.

parlament debate

Paloka: Do doja që të mos kemi skena të tilla në parlament. Ju zoti kryetar i Kuvendit duhet t'i tërhiqni vëmendjen. Atë punën e gojës dhe zorrës nuk e ka për herë të parë sot dhe ne ja kemi thënë edhe herë tjetër, i vetmi që as gojën as zorrën nuk i përdor për atë që i ka dhënë zoti është vetëm ai.
 
Rama: Normalisht kur hidheni përpjete dhe bëni akuza se dikush ju tha atë që nuk ju tha por që ju e merreni me mend se gjuha shkon ku dhemb dhembi minimalisht duhet të keni aftësinë që çka kërkoni nga tjetri në radhë të parë ta mëshironi vetë. E mora fjalën jo për të kërkuar ndjesë, por për të kërkuar mëshirën e shumicës këtu në parlament dhe të popullit se vura re që është ora 14:00 dhe ky ka orën që duhet të fitojë çorbën...kështu që mëshirë për zotëriun.

Edi Paloka: Je bërë bajat.

Ridvan Bode: Dëgjuam fjalët e mejhaneve që në thelbin e saj gjithçka tha përbënte apologjinë e dështimit të kësaj qeverie. 

ridvan bode

Berisha: Për hir të së vërtetës, kur njeri që foli 3 orë, foli si Elifi matrak. Paraqiti një zinxhir pafund orësh të gjata injorance si argument. Dhe kur ti u server të tjerëve injorancën është problem shumë madhor. Disa herë jam ndal në termat që përdor. Se nuk thotë kryeministri defiçiti për borxh dhe borxhi për deficit dhe del këtu Elifi dy metërlik dhe u thotë shqiptarëve atë që nuk ia thotë veçse një analfabet. Dhe përpiqet të bëhet interesant me panatollnat e lagura. Ja ku e kam fototgrafinë. Nëqoftëse ti thua se edhe ata ia kam stis unë mund ta thuash. Ka qenë në inaugurim. I vetmi që nuk mund të flas për pantallona të lagura është ai .

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve