Miratohet pr/ligji për ‘Metrologjinë’! Shtohen kontrollet ndaj pompave të naftës dhe gazit për të shmangur shkeljet

Kuvendi ka miratuar me 89 vota pro,13 kundër dhe 6 abstenim projektligjin për metrologjinë, i cili ka për qëllim shtimin e kontrolleve ndaj pompave të gazit dhe të naftës, në pikat e karburanteve. Kjo bëhet sipas qeverisë për të garantuar sasinë e naftës dhe gazit si dhe për të mbrojtur konsumatorët nga çdo shkelje që mund të kryhet.

Aktualisht kontrolli i pompave kryhet nga një kompani private, e cila sipas Ministrisë së Financave, ka të drejtën që dy herë në vit të ushtrojë kontrolle. Por që gjatë diskutimeve ky ndryshim ka rënë dhe  në bazë te propozimit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese u vendos një tavan 5%.

Për çdo shkelje që kalon këtë nivel nga biznesi i gazit dhe naftës do të ketë dyfishim të kontrolleve. Por Ministrja e Financave Anila Denaj tha se rritja e kontrolleve do të rrisë koston e karburanteve

“Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka propozuar vendosjen e një pragu lidhur me problematikat  e vërejtura në treg, aktualisht 5%, ku nëse kalohet ky prag, atëherë do të kemi një dyfishim të verifikimeve që padyshim do të shoqërohen me kostot përkatëse. Aktualisht verifikimi periodik i instrumenteve matëse, ligjërisht të kontrolluara kryhet dy herë në vit. Ky ndryshim mund të sjellë një kosto të shtuar e bën që ne të jemi kundër propozimit të diskutuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, nëse një element i tillë do të duhet të pranohet , do të duhet që patjetër kontrollet e shtuara të theksoheshin që do të jenë pa kosto për biznesin dhe për qytetarët”, tha ministrja Denaj.

Projekti që keni sjell ju nuk flet për dy matje. Ju flisni se në rast risku do ti shtoni, dhe ne ju themi jo. Ne ju themi 5% nuk do i shtojmë. Çfarë do të thotë që 5% e naftës të jetë gabim? Që 1 në 20 njerëz e marrin gabim atë që paguajnë. Do të thotë që 70 milionë dollar të shqiptarëve sot shiten në mënyrë të gënjeshtërt. Çdo biznes nafte ta ulë defektin nën 5% dhe nuk ka për të paguar asnjë cent më tepër”, u shpreh Ilir Beqaj 

Vetë meteorologjia është studimi i matjes që vërteton dhe verifikon standardet e produkteve të para paketuara si në shishe dhe enë matëse.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Frroku: 15/10/2020 22:32

    1. Cilesia,e dobet. 2. Cmimi,me I larti ne 5-6 vendet e botes. 3. Sasia,le per te deshiruar!

    Përgjigju
  • demiri: 15/10/2020 21:52

    Shqipetaret jo vetem qe vidhen nga pronaret e karburanteve por ne vendin tone cilesia e karburantevd eshte nga me te dobetat ne rajon dhe ky eshte faji i te gjithe qeverive ne keto 30 vite. Per te mos folur pe koncensionin e ndyre te kontrollit teknik te automjeteve qe vazhdon te mbetet monopol i hajduteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim