Miratohet projekligji për 
pronat në fshatra turistike

TIRANE- Një projektligj i depozituar në Kuvend, tashmë në proces shqyrtimi nga komisionet kuvendore, përpiqet t’i japë zgjidhje problematikës së pronësisë dhe ndërtimeve në zonat me përparësi turizmi, apo siç njihen ndryshe në “fshatrat turistike”.

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin mori në shqyrtim ndryshimet ligjore të propozuara, të cilat parashikojnë dhënien e pronësisë për ata që kanë ndërtuar në zonat bregdetare me leje ndërtimi, por që nuk kanë kontratë qeraje konform ligjit. Ky rregullim ligjor vjen në një kohë që problematika e pronësisë me tokat turistike është komplikuar së tepërmi. Fillimisht këto toka janë dhënë për zhvillimin e zonave turistike ndërsa paralelisht, për shkak të burokracisë nuk janë nënshkruar marrëveshjet e qerasë apo edhe u janë kthyer pronarëve, duke komplikuar edhe më tej situatën.

Por edhe zgjidhja e këtij ngërçi rrezikon të sjellë një problematikë të re. Pas dhënies së pronësisë për tokat shtetërore me përparësi turizmin, ata që kanë ndërtuar duke mos respektuar lejet e ndërtimit, do t’i nënshtrohen ligjit tjetër, atij për legalizimin e ndërtimeve informale.
Përsa u përket ish-pronarëve, ndryshe nga ligji ekzistues, ata nuk do të përfitojnë nga tokat e lira që janë në këto zona. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve