PARIS - Elysee njoftoi mbrëmë përbërjen e re të qeverisë Valls II me 16 ministra dhe 17 sekretarë shteti. Në kabinet do të futen 6 emra të rinj ndërsa jashtë do të lihen 4 të tjerë të cilësuar si rebelët e majtë që ngritën krye kundër masave shtrënguese,Arnaud Mountenbourg, Benoit Hamon, Aurelie Filipeti dhe Frederic Cuvillier.

Ndërsa 12 ministrat e tjerë vazhdojnë të jenë po të njëjtit. Postet kyçe të qeverisë, Hollande i ka lënë të pandryshuar. Ministri i jashtëm Laurent Fabius, ai i mbrojtjes Jean Yves Le Drian dhe ministri i financave Michael Sapin do të mbajnë postet e tyre.

Edhe ish-partnerja e Hollande, nëna e 4 fëmijëve të tij, Segolene Royal do të mbajë postin e saj si ministre e Mjedisit dhe Energjisë. Qeveria e parë e Valls i cili ishte emëruar më pak se 5 muaj më parë ra të hënën, pas një grindje me ministrin e ekonomisë, Arnaud Montenbourg, i cili dha dorëheqjen së bashku me 2 ministra të tjerë. Kështu, Montebourg do të zëvendësohet nga Emmanuel Macron, një 36 vjeçar, ish-bankier dhe këshilltar ekonomik i presidentit. Macron dha zyrtarisht dorëheqjen si këshilltar i lartë i Hollande në muajin qershor.

Një ish partner i Rothschild, Macron është i njohur si veshi i komunitetit francez të biznesit në pallatin presidencial “Çfarë mund të ketë më të përshtatshëm se një bankier për këtë post”, kështu e mbrojti zgjedhjen e Macron kryeministri Valls gjatë një interviste televizive për France 2. Emërimi i Marcon është interpretuar si një sinjal ndaj biznesit se presidenti Hollande e ka seriozisht me kursin dashdamirës që ka nsiur ndaj sipërmarrësve. Ndërkaq, për herë të parë, një grua Najad Vallaud Belkacem do të vihet në krye të Arsimit, duke zëvendësuar Benoit Hammon.

Vallaud Belkacem ka qenë ministre për të drejtat e grave në kabinetin e kaluar qeveritar. Ndërkohë, Fleur Pellerin është bërë ministre e kulturës duke zëvendësuar Aurelie Filippeti. Hollande tashmë po kërkon një linjë kohërente mbi politikën ekonomike, pas kritikave të fundit nga krahu i majtë i Partisë socialiste. A

i është shprehur se qeveria duhet të qëndrojë me drejtimet e kryeministrit, i cili është në krahun e djathtë. Hollande po modernizon qeverinë e tij për herë të dytë në 2 vjet dhe ky mund të jetë shansi i fundit për të bërë një presidencë të sukesshme. Valls u emërua kryeministër më 31 mars, për të ringjallur fatin e partisë në pushtet, pasi mori një goditje në zgjedhjet lokale.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)