Miratohet ratifikimi i tri
konventave ndërkombëtare

Miratohet ratifikimi i tri <br />konventave ndërkombëtare
TIRANE- Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme miratoi të martën ratifikimin e tri konventave ndërkombëtare. Kështu anëtarët e komisionit miratuan ratifikimin e "Konventës rajonale për rregullat preferenciale Pan-Euro-Metiteriane të origjinës", ratifikimin e "Protokollit të Privilegjeve dhe Imuniteteve të Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore", si dhe aderimin e Republikës së Shqipërisë në ndryshimet e Konventës "Për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Doganor', bërë në Bruksel më 15 dhjetor 1950.

Ratifikimi i "Konventës rajonale për rregullat preferenciale Pan-Euro-Mesdhetare të origjines", e cila është nënshkruar më 27 qershor 2011, jep mundësinë për zgjidhjen e një sërë problemesh të importeve dhe eksporteve shqiptare.

Aderimi i Republikës së Shqipërise në ndryshimet e konventës "Për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Doganor, bërë në Bruksel, më 15 Dhjetor 1950" krijojnë mundësinë që shtetet palë kanë dhënë dhe do të japin ndihmën e kërkuar në interes të tregtisë ndërkombëtare, duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet qeverive të çdo pale kontraktuese për të siguruar shkallën më të lartë të harmonizimit dhe uniformitetit të sistemit të tyre doganor dhe legjislacionit doganor.

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t’i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Debate për ‘Onkologjikun’ në Kuvend, opozita nuk lejon ministren Koçiu të flasë: Turp, jep dorëheqjen

Debate për ‘Onkologjikun’ në Kuvend, opozita nuk lejon ministren Koçiu të flasë: Turp, jep dorëheqjen