KQZ ka miratuar në mbledhjen e ditës së sotme renditjen e partive në fletën e votimit.
Sipas shortit, lista do të kryesohet nga FRD, nga PDS e dyta dhe Aleanca Demokratike e treta. Lëvisja Socialiste për Integrim renditet e 14 në listë dhe ndiqet nga Partia Socialiste e fundit, 15-ta.
Pas miratimit fleta e votimit do t’i do i dërgohet kompanisë së prodhimit.
Ndërkohë mbledhja e sotme ka nisur me debate me përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës. Përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso është shprehur se sot nuk është koha e duhur për të miratuar fletët e votimit pasi sipas tyre nuk është në përputhje në Kodin Zgjedhor.
Sipas tij, mbledhja duhet të bëhet pas 5 ditësh, në mënyrë që t'u lënë hapësirë subjekteve politike për ankimim në Kolegjin Zgjedhor të vendimeve të KQZ nëse ato cënojnë interesat e tyre.
Por sipas kreut të KQZ Denar Biba, miratimi i listave vjen një ditë pasi janë miratuar listat shumëemërore të Partive Politike të regjistruara në zgjedhjet e 18 qershorit. Ai shprehet dhe në zgjedhjet e kaluara miratimi i fletëve të votimit ka ndodhur dy ditë pas dorëzimit të listave.
Renditja e partive në fletën e votimit
1. FRD
2. PDS
3. Aleanca Demokratike
4. APD
5. PDIU
6. Sfida për Shqipërinë
7. Aleanca Demokristiane
8. Aleanca Arbnore
9. MEGA
10. Kristian Demokratët
11. LIBRA
12. PSD
13. Partia Komuniste
14. LSI
15.PS

*Formati i fletës së votimit. Ndërsa renditja e partive është ilustruese pasi partitë do të jenë të listuara sipas miratimit që u bë sot në KQZ
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO